Ekspertët për çështje fetare duke komentuar apelin e fundit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë (KOM) për mos-heqjen e dorë nga çështja e emrit, theksojnë se involvimi i bashkësive fetare në çështjet politike paraqet kërcënim për marrëdhëniet ndëretnike, veçanërisht në një shtet multi-etnik siç është Maqedonia.
“Sa i takon reagimit të fundit të Kishës Autoqefale të Maqedonisë, për mendimin tim, ajo ka një eufori sa fetare, po aq dhe politike, duke dashur të shpëtojë nocionin ‘maqedonas’. Po një gjë besoj se as kisha, e as euforia nuk mund të shpëtojnë qenien maqedonase, por atë mund ta shpëtojë vetëm bashkëpunimi i mirëfilltë ndërnacional dhe ai fetar në vend, njëherësh dhe bashkëpunimi i sinqertë me qendrat vendosëse”, thotë Ruzhdi Lata, ligjërues i Filozofisë fetare në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Sipas tij, inaugurimi i të gjitha objekteve me bekimin vetëm të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, dëshmon cinizëm dhe mostolerancë ndëretnike.
“Udhëheqësit shtetërorë gjatë inaugurimit të objekteve shtetërore me përfshirjen vetëm të KOM-it, në përgjithësi neglizhojnë bashkësinë fetare islame që për mua parqet një cinizëm, kulturë të ulët politike, thjesht është një metastazë e trashëguar nga ish-regjimi komunist”, thekson Lata.
Ndërsa, Cane Mojanovski, ish-anëtar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërfetare thotë se ndikimi i politikës ndjehet edhe në Kishën Ortodokse Maqedonase.
Sipas tij, problemet mund të bëhen të pazgjidhshme nëse çështja e favorizimit vazhdon.
“Nëse i shihni specifikat e kulturës politike, atëherë është e qartë se jo rrallëherë mekanizmat, me të cilët disponojnë institucionet fetare, nuk shfrytëzohen për misionet e tyre, por vihen në shërbim të politikës ditore, sepse duke qenë e afërt kisha me pushtetin, ato absorbojnë dhe forcë financiare”, shprehet Mojanovski.
Ndryshe në kumtesën e Sindodit të shenjtë pranë Kishës Ortodokse Maqedonase, theksohet se KOM-i “përkrah një ardhmëri demokratike të Maqedonisë dhe me këtë përkrah edhe çdo individ ose organizatë që do të angazhohet për integrimin e vendit në organizatat demokratike botërore, por para së gjithash, gjithnjë në parim me rregullat pozitive që vlejnë për të gjithë dhe jo me çdo çmim që rrezikon gjuhën, identitetin kombëtar, historinë dhe kulturën maqedonase”.
Pas kësaj kumtese, peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase nga Dioqeza e Prespës dhe Pellagonisë, për Radion Evropa e Lirë ka sqaruar se reagimi i KOM-it ka të bëjë me rolin e këtij institucioni gjatë historisë për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase.
“Në të gjitha poret e rregullimit shtetëror bën pjesë dhe kisha. Në këtë kontekst është dhe apeli i KOM-it dhe nuk ka për qëllim të përzihet në politikëbërjen e partive politike”, thekson peshkopi Petar nga Dioqeza e Prespës dhe Pellagonisë.