Kundërthëniet e fundit ndërmjet zyrtarëve shqiptarë dhe maqedonas sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, sërish kanë hapur këtë çështje të debatueshme edhe pas miratimit të një ligji të posaçëm për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, përkatësisht të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend, nga përbërja e tanishme parlamentare.
Në fakt, bëhet fjalë për dallime në qëndrime mes vetë ministrave, të cilët në mënyre selektive praktikojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Ministrat shqiptarë në ueb-faqet e ministrive që drejtojnë, aplikojnë edhe shqipen, por ajo hiqet nga përdorimi në momentin që ajo ministri drejtohet nga kuadër maqedonas ashtu siç ndodh edhe me mbishkrimet apo komunikatat që ata i adresojnë opinionit.
Paqartësi dhe dilema mbi statusin ka edhe për dokumentet personale, për shembull qytetarët shqiptarë letërnjoftimet dhe pasaportat i marrin edhe në gjuhën shqipe, por dokumentet e tjera personale si ato nga libri amëz apo lejet e qarkullimit të makinave dhe dokumentet tjera vazhdojnë t’i marrin vetëm se në gjuhën maqedonase.
Dallime në qëndrime për këto çështje ka edhe mes vetë ekspertëve juridikë.
Osman Kadriu, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin privat Fon të Shkupit, thekson se gjuha shqipe duhet të ketë statusin e gjuhës së dytë zyrtare në nivel të shtetit.
“Këto përplasje që paraqiten kohëve të fundit, nuk janë asgjë tjetër pos edhe një dëshmi se çështja e gjuhës shqipe nuk zbatohet në praktikë si gjuhë e dytë zyrtare konform marrëveshjes kornizë dhe Kushtetutës. Që të zbatohet si gjuhë e dytë zyrtare do të thotë që të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase dhe të zbatohet në të gjitha nivelet e mundshme, në të gjitha institucionet e shtetit dhe në të gjitha ministritë, por kjo nuk ndodh”, thotë Kadriu.
Por, ndryshe mendon Tanja Karakamisheva, ligjëruese e së Drejtës Kushtetuese në Universitetin Publik të Shkupit. Ajo thotë se gjuha shqipe është zyrtare, por jo në gjithë territorin e vendit.
“Pavarësisht gjuhës maqedonase në Maqedoni, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe, përkatësisht gjuha e bashkësive etnike që përbëjnë së paku 20 për qind të popullatës së përgjithshme. Por, edhe kjo është e rregulluar me ligj. Pra, në ato zona ku së paku së 20 për qind e popullatës flet gjuhë ndryshe nga maqedonishtja, po ashtu është gjuhë zyrtare. Kurse në nivel të shtetit, gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe alfabeti i saj”.
“Konsideroj se të gjithë funksionarët, ministrat dhe të punësuarit tjerë në pushtetin ekzekutiv duhet t'i respektojnë ligjet ashtu siç janë dhe jo të veprojnë sipas vullnetit të tyre politik, pasi mbi të gjitha është vullneti juridik apo zbatimi i përpiktë i ligjeve”, shprehet Karakamisheva.
Nga ana tjetër, Osman Kadriu thotë se për të zgjidhur të gjitha dilemat që ekzistojnë, si në mesin e politikanëve, ashtu edhe në mesin e ekspertëve nevojitet ndërhyrje institucionale apo miratimi i një ligji të ri për të evituar zbrazëtitë juridike që mund të jenë paraqitur nga ligji aktual për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike.
“Duhet patjetër që të kërkohet të intervenohet edhe njëherë, në radhë të parë në Kushtetutë. Duhet të përmendet gjuha shqipe. Kosova shumë qartë e ka zgjidhur këtë çështje. Edhe këtu duhet me një dispozitë konkrete të Kushtetutës të thuhet se gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe pastaj konform kësaj dispozite të kemi një ligj gjithëpërfshirës që të plotësohen të gjitha zbrazëtirat juridike që tani i kemi”, vlerëson Kadriu.
Ndërkohë, drejtuesit e institucioneve zgjidhjen e këtij problemi e shohin përmes interpretimit autentik të Ligjit për përdorimin e gjuhës të bashkësive etnike, ashtu siç ndodhi me mbylljen e rasteve të Hagës.