Rreth 150 mijë njerëz në Kosovë, llogariten të jenë me nevoja të veçanta. Vështirësitë, me të cilat përballen ata, janë të natyrave të ndryshme, deklaron Afrim Maliqi, drejtor i Organizatës Joqeveritare “Handikos”. Por, shëndetësia mbetet ndër sfidat kryesore për ta.
“Sa i përket shëndetësisë, situata qëndron e njëjtë sikurse para 13 vjetësh. Personat me aftësi të kufizuara ende nuk marrin rehabilitim të nevojshëm, pajisje të nevojshme. Gjithashtu, nuk furnizohen me medikamente të nevojshme - ato medikamente që janë të nevojshme t’i mbajnë njerëzit të gjallë, sepse ka grupe apo lloje të njerëzve me nevoja të veçanta, që ia rrezikojnë edhe jetën njeriut dhe ka raste kur njerëzit nga këto pasoja edhe po vdesin”, thotë Maliqi.
Në anën tjetër, iniciativa e qytetarëve vullnetarë për t’i ndihmuar njerëzit me nevoja të veçanta nuk mungon.
Projekti i “Kosova Kep Project”, i iniciuar nga studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, për mbledhjen e kapakëve të plastikës, të cilët më pas riciklohen, e që për qëllim ka këmbimin e karrocave për personat me nevoja të veçanta, po rezulton me sukses.
Korab Ahmeti, koordinator i projektit, jep më shumë hollësi:
“Projekti ka për qëllim t’i ndihmojë personat me aftësi të kufizuara. Është vazhdimësi e një projekti të suksesshëm në Turqi, e që ideatori i projektit në Turqi ka qenë Kushtrim Ahmeti, ku e ka zhvilluar dhe tash operon në 40 vende të ndryshme të botës. Rreth 250 kg kapakë të plastikës nevojiten në këmbim për një karrocë për persona me aftësi të kufizuar. Në Turqi dërgohen për riciklim pasi që në Ballkan nuk ka vend ku riciklohen”.
Edhe pse për karrocat e personave me nevoja të veçanta është përkujdesur organizata “Hendikos”, aktivistët e “Kosova Kep Project”, kanë identifikuar 50 persona deri tani, me nevoja të veçanta e që nuk kanë karroca.
“Kosova ka nevojë për karroca, pasi që ne kemi identifikuar 50 familje (persona) që kanë nevojë për to. Gjendja e tyre është shumë e rëndë, kemi pasur raste kur personat me aftësi të kufizuar nuk kanë dalë jashtë edhe me nga tri vjet, në mungesë të karrocave. Familjet i kemi identifikuar përmes aktivistëve tanë. Në projekt janë të përfshirë mbi 50 persona, kryesisht studentë që punojnë në mënyrë vullnetare”, shpjegon Ahmeti.
E, përkrahja qytetare për mbledhjen e kapakëve nuk mungon.
Florineta Bajgora, e cila punon në kompaninë “Data Projekt”, thotë se sapo e ka kuptuar se është marrë një iniciativë e tillë, ka filluar me mbledhjen e kapakëve, fillimisht në shtëpi me anëtarët e familjes, për të iniciuar, pastaj, mbledhjen edhe në kompaninë ku ajo punon.
“Çështja e kapakëve më ka intriguar, sepse është për çështje humanitare, sidomos nëse mundemi në çfarëdo aspekti të kontribuojmë që t’ua lehtësojmë jetën. Fillimisht, kam mbledhur në shtëpi, me fëmijët e mi, pastaj e përhapa idenë edhe te të afërmit e mi, dhe këtë ide e propozova edhe në firmë, dhe kemi mbledhur kapakë”.
“Unë e di që duhet shumë për këmbim të një karroce, pra është 250 kilogramë, por qoftë edhe nëse vetëm një karrocë bëhet nga kontributi ynë, e konsideroj si sukses”, thotë Florineta Bajgora.
Ajo thotë se të gjithë qytetarët duhet të fillojnë me mbledhjen e kapakëve , meqë hedhja e tyre edhe ashtu dëmton ambientin, derisa Kosova nuk ka vend ku do të bëhej riciklimi i tyre.
“Edhe ashtu ne e hedhim plastikën, e është shumë e dëmshme për ambientin, sepse te ne nuk bëhet riciklimi. Te ne shumë njerëz nuk e dinë për këtë projekt, por propozoj që studentët e AUK-ut, të cilët i përgëzoj për idenë, do të duhej të sensibilizojnë më shumë opinionin dhe të dalin më shumë në media, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në këtë aspekt, dhe ta gëzojmë një njeri nevoja të veçanta me një karrocë”, shprehet Florineta Bajgora.
Koordinatori i projektit, Korab Ahmeti bën të ditur se në korrik të këtij viti, do të fillojë shpërndarja e karrocave. Sipas tij, deri tani kanë arritur t’i sigurojnë rreth 20 karroca, kurse kriteri për dhënien e karrocave të para, do të jetë mosha më e re e njerëzve me nevoja të veçanta.