Ndërlidhjet

Hyn në fuqi marrëveshja SOFA


Gjatë nënshkrimit te marreveshjes biltareale, Kosove-SHBA
Gjatë nënshkrimit te marreveshjes biltareale, Kosove-SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë bërë me dije që sot zyrtarisht hyn në fuqi Marrëveshja bilaterale mbi statusin e forcave (SOFA).

"Marrëveshja mbi statusin e forcave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës na mundëson thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit dypalësh për promovimin e sigurisë së popullit të Kosovës dhe për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

"Kjo marrëveshje dypalëshe mbi statusin e forcave, e nënshkruar më 18 shkurt 2012, përkufizon statusin ligjor të personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe shtetasve të SHBA-ve që punojnë në Kosovë në programet në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. Marrëveshja do të lehtësojë një varg të veprimtarive të përbashkëta, siç është përfshirja e Gardës Kombëtare të Iowa-s në Programin i partneritetit shtetëror me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të vazhdojnë zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë afatgjatë dhe të qëndrueshëm për siguri. SOFA demonstron fuqinë e aleancës ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës", thuhet ne komunikate.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG