Ndërlidhjet

Britani: Mbretëresha dhe ish komandanti i IRA-s i shtrëngojnë duart


Takimi ndërmjet Mbretëreshës Elizabeta dhe ish komandantit të IRA-s Martin MekGinis
Takimi ndërmjet Mbretëreshës Elizabeta dhe ish komandantit të IRA-s Martin MekGinis
Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta, dhe ish komandanti i IRA-s, Martin MekGinis, janë përshëndetur sot me shtrëngim duarsh, në një gjest simbolik të pajtimit, 14 vite pasi Armata Republikane Irlandeze, (IRA), e përfundoi luftën e saj të armatosur kundër pushtetit britanik në Irlandën Veriore.

Takimi në Belfast ndërmjet Mbretëreshës dhe zotit MekGinis ishte i karakterit privat.

Aktualisht, Martin MekGinis është zëvendëskryeministër në qeverinë e unitetit të Irlandës Veriore.

Shtrëngimi i duarve, së pari, u bë prapa dyerve të mbylluara, e pastaj para kamerave.

Gjatë tri dekadave të dhunës sektare ndërmjet nacionalistëve romano katolikë, që dëshironin një Irlandë të bashkuar, dhe unionistëve protestantë, që dëshirojnë që Irlanda Veriore të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, janë vrarë së paku 3600 vetë, përfshirë më tepër se 1000 ushtarë britanikë.

Problemet përfunduan me marrëveshjen e paqes në vitin 1998.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG