Pjesa e dytë e provimit të maturës, ka nisur sot për rreth 35 mijë maturantë të Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, testi i maturës ka nisur në orën 10:00.
Ky test përmban 80 pyetje nga lëndët që janë të përafërta me drejtimet që maturantët i kanë ndjekur gjatë shkollimit të mesëm dhe që përbëjnë dyzet për qind të pyetjeve.
Pjesa e parë e provimit të maturës është mbajtur më 9 qershor, ku maturantët i janë nënshtruar testit në lëndët e përgjithshme: gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë.
Për mbajtjen e provimit të maturës janë angazhuar 900 komisione, 2 mijë e 600 administrues, të cilët drejtpërdrejtë do të merren me administrimin, si dhe së rreth 300 monitorues nga Universiteti i Prishtinës.