Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, tha se që nga paslufta, Kosova ka bërë përparim në shumë fusha, por se para saj mbeten ende shumë sfida që ndërlidhen me procesin shtet-ndërtues.
Njëri nga mbështetësit kryesor të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në luftën në Kosovë më 1999 tha se, me gjithë pengesat dhe hezitimet që disa shtete kanë rreth njohjes së Kosovës, pavarësia e vendit është një fakt i pakthyeshëm.
Zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, sipas tij, janë të domosdoshme për të bindur shtetet që ende hezitojnë ta njohin Kosovës që ta marrin vendimin për njohje.
“Kosova sot është një fakt, edhe pse disa shtete janë të ngadalshme në njohjen e këtij fakti, ajo është një fakt dhe nuk shoh se duhet ndryshuar ky fakt. Ajo që mendoj se është e rëndësishme për Kosovën është që t’i merrni të gjitha vendimet që mund t’i merrni për ta vendosur shtetin tuaj në vendin më të mirë në fushat si ekonomia, sundimi i ligjit dhe ndërveprimi me Evropën. Mendoj se jeni duke u përpjekur ta bëni këtë, por sa më shumë që e fuqizoni shtet-ndërtimin nga brenda aq më shumë do të merreni parasysh nga jashtë”, u shpreh ish-kryeministri britanik.
Bler shprehu bindjen se, pavarësisht problemeve aktuale me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, ekziston një vullnet për ta integruar Kosovën dhe tërë Ballkanin në këtë mekanizëm.
Mungesa e pesë njohjeve nga BE-ja, sipas tij, paraqet pengesën kryesore për një qasje të përbashkët në politikat evropiane ndaj Prishtinës zyrtare.
Ish-kryeministri britanik foli dhe për problemin e veriut të Kosovës duke hedhur poshtë mundësinë për ndarje apo shkëmbime territoriale.
Ai tha se zgjidhja e çështjes së veriut nuk varet tërësisht nga pala kosovare.
“Zgjidhja e këtij problemi nuk është tërësisht në duart e juaja andaj ju këshilloj që të bëni gjithçka që mundeni, mirëpo pjesë e zgjidhjes së këtij problemi është ajo çfarë bëjnë të tjerët”, theksoi Bler.
Problemi i veriut pritet të jetë temë boshte e një dialogu më politik, të iniciuar fillimisht në mes të autoriteteve kosovare dhe serbëve lokal më përfshirjen edhe të Beogradit zyrtar.
Integrimi evropian mbetet synim kryesor sikurse i Kosovës ashtu dhe i Serbisë, por të dyja vendet gjenden në faza të ndryshme të integrimit.
Në fillim të muajit mars shteti serb mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, përderisa Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Brukselin.
Pesë nga 27 shtetet anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën, pavarësia e së cilës është pranuar tashmë nga 91 vende të ndryshme në botë.