Kriza ekonomike në eurozonë dhe rënia e remitencave, ka bërë që në Kosovë të bie fuqia blerëse, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë, derisa qytetarët thonë se çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë bërë që konsumi të pësojë rënie.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se shpenzimet për ushqim gjatë vitit 2011, kanë rënë në raport me vitin 2010.
“Konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2009, konsumi për një ekonomi familjare ishte 6.847 euro, e ndërsa konsumi për koke banori 1.161 euro, për vitin 2010 kishte një ndryshim për një ekonomi familjare 7.110 euro, ndërkaq për kokë banori 1.226 euro, si dhe për vitin 2011 vërehet një rënie e lehtë, ku sipas të dhënave, konsumi i një ekonomie familjare 7.010 Euro, dhe konsumi për koke banori për 1.210 Euro”, thuhet në të dhënat e ASK-së.
Sipas raportit të ASK-së, shihet se pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2011, është shpenzuar në ushqim dhe banim.
Për ushqim, qytetarët kanë shpenzuar 38 për qind të buxhetit, ndërkaq për banim 31 për qind.
Eksperti i ekonomisë Milazim Abazi, thotë për Radion Evropa e Lirë se konsumi për kokë banori në Kosovë, edhe më tej do të pësojë rënie.
“Janë disa shkaqe të rënies se fuqisë blerëse të qytetarit të Kosovë. Fillimisht është kriza ekonomike në eurozonë që po na dëmton. Për mendimin tim, qytetarët tonë që jetojnë në botën e jashtme, po dërgojnë më pak para për familjet e tyre, pasi që ata vet kanë mbetur pa punë. Si shkak i dytë, unë besoj se është edhe mungesa e investimeve publike”, thekson Abazi.
Ndërkohë, qytetarët thonë se ngritja e çmimeve ka bërë që ata të mos shpenzojnë dhe t’i blejnë produktet të cilat i kanë blerë çdo herë.
Nurie Hasani, amvise, thotë se ka rritje të çmimeve në produktet ushqimore.
“Është shqetësuese kjo, kur të shkosh në treg të furnizohesh me artikuj të ndryshëm, është e pamundur që të blesh të njëjtat gjëra me ato para që i ke blerë para 2 vjetëve. Po ashtu, edhe të ardhura mujore në familjen time ka më pak”, shprehet ajo.
Ngjashëm mendon edhe Kujtim Ibishi:
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, ka krizë ekonomike në eurozonë apo çka, por unë mund të them që çmimet janë të larta, dhe unë nuk kam mundësi që t’i blejë të gjitha gjërat që më nevojiten”, thotë ai.
Rënie e konsiderueshme e buxhetit për vitin 2011, është vërejtur edhe te shpenzimet për veshmbathje.
“Një ekonomi familjare në vitin 2011, mesatarisht ka shpenzuar 350 euro për veshmbathje apo 5 për qind të buxhetit, që paraqet rënie prej rreth 11 për qind në krahasim me vitin 2010. Në vendbanimet urbane rënia ka qenë 9 për qind, ndërsa në ato rurale, rreth 13 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Por, sipas tyre ka rritje të shpenzimeve për duhan, alkool dhe komunikim.
Në buxhetin e përgjithshëm të ekonomisë familjare në vitin 2011, alkooli dhe duhani marrin pjesë rreth 4 për qind, apo 259 euro në vit.
“Është evidente një rritje e lehtë prej 2 për qind e shpenzimeve për konsum të alkoolit dhe duhanit në krahasim me vitin 2010. Rritja ka qenë edhe në vendbanime rurale prej 7 për qind, kurse në ato urbane kemi rënie rreth 4 për qind”, thuhet në raport.