Ndërlidhjet

Stefanoviq: Nëse Nikolliq udhëheq bisedimet, ai njeh Kosovën


Borisllav Stefanoviq
Borisllav Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanoviq ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër që përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës të marrin pjesë në bisedime dhe se qeveria e Serbisë deri më tash katër herë i ka thirrur serbët e Kosovës që të marrin pjesë, por ata nuk kanë pranuar.

Ai për televizionin Vojvodina, ka thënë se nuk janë të sakta pretendimet e përfaqësuesve serbë të Kosovës se askush nuk i ka ftuar që të marrin pjesë në bisedime dhe ka thënë se kjo mund të vërtetohet në dokumentet që janë publike edhe në vetë faqen e internetit të qeverisë.

Stefanoviq ka përshëndetur idenë e presidentit të ri Tomisllav Nikoliq që bisedimet të ngrihen në nivel politik, por ka thënë se duhet parë se kush duhet të udhëheqë këto bisedime.

“Nikolliqi, apo dikush nga zyrtarët e tij, ndoshta Kërstimir Pantiq?”, ka pyetur Stefanoviq.

“Nëse presidenti Nikolliq vendos që vetë t’i udhëheqë këto bisedime, atëherë kjo është njohje e pastër e Kosovës. Shefi i shtetit është bartës i sovranitetit. Nëse ai merret vesh për diçka dhe ë nënshkruan, kjo është obligative. Nëse ai ulet dhe shtrëngon duart me ta, atëherë kjo i bie se jemi të barabartë”, ka thënë Stefanoviq.

Bisedimet mes Kosovës e Serbisë të lehtësuara nga Brukseli janë pezulluar deri në formimin e qeverisë së re në Serbi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG