Numri i aksidenteve me dëme materiale në vend është rritur, ndërsa aksidentet me fatalitet kanë shënuar rënie, bëjnë të ditur autoritetet e rendit.
Sabrije Kamberi, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, thotë se krahasuar me vitin e kaluar, këta muaj të vitit ka pasur përparime sa i përket kësaj çështjeje.
“Në bazë të raportit që kemi, të dhënat flasin për atë se në muajt janar- prill 2011, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012, kemi rënie për 13 .33 për qind në aksidente me fatalitet, mandej vdekje kemi rënie 20 për qind apo 20 persona më pak, ndërsa aksidente me lëndime kemi 1089 aksidente më pak apo 10. 70 për qind”.
“Ndërkaq, aksidentet në përgjithësi, shënojnë rritje prej 9.89 për qind. Do të thotë se aksidentet me dëme materiale e kanë rritur këtë përqindje”, bën të ditur Kamberi.
Sipas Kamberit, ndikimi i rënies së aksidenteve me fatalitet ka ardhur si rezultat i kontrolleve të shpeshta nga ana e autoriteteve të rendit.
“Te rënia e aksidenteve me fatalitet kanë ndikuar pikat e kontrollit nëpër të gjitha rrugët, ku kanë qëndruar policët me radar për 24 orë, por edhe fushatat e njëpasnjëshme që kanë qenë në Kosovë. Edhe policia me planet e tyre kanë arritur të zvogëlojnë këtë numër”, shton Kamberi.
Ndërkaq, sa i përket hapësirave rreth shkollave, zëdhënësja Kamberi thotë se kanë marrë një iniciativë të veçantë, që autoritetet e rendit të jenë gjithmonë afër nxënësve, në mënyrë që të ruhet siguria e tyre.
“Përgatitet plani edhe gjatë fillimit të shkollës dhe pastaj vazhdon në muajt në vijim dhe nxënësit janë të sigurt. Edhe gjatë pushimeve policia është e pranishme nëpër shkolla”, thotë Kamberi.
Mësuesja Myrvete Kelmendi, në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, thotë se organet e rendit duhet të jenë edhe më të pranishme rreth shkollave, meqë ka frekuentim të madh të automjeteve rreth shkollave. Sipas saj, policia shpeshherë është e pranishme, por ka raste edhe kur mungojnë.
Ajo, gjithashtu, tregon se shumë fëmijë janë pa përkujdesje të prindërve, andaj, edhe vitin e kaluar është aksidentuar një nxënëse e klasës së tretë.
“Apeloj tek organet e rendit, unë edhe si mësimdhënëse, por edhe si prind e gjyshe që jam, duhet të ketë më shumë kujdestari rreth shkollave, sepse ka frekuentim të madh, sepse rrezikohen fëmijët. Fëmijët janë pa përcjelljen e prindërve dhe duhet të ketë një kujdes permanent. Vitin e kaluar është aksidentuar një nxënëse e klasës së tretë gjatë vitit shkollor”, thotë Myrvete Kelmendi.
E, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, zyrtarë shëndetësorë thonë se çdo natë në këtë qendër frekuentojnë persona të aksidentuar.
Ata shprehin shqetësimin e tyre duke apeluar tek institucionet relevante që të merren me këtë çështje më seriozisht, duke e pasur parasysh numrin shumë të madh të vdekjeve të personave nga aksidentet në komunikacion.