Ndërlidhjet

Kosova preferon Limak&Çalik për privatizimin e distribucionit


Termocentralet në Obiliq, Kosovë
Termocentralet në Obiliq, Kosovë
Komiteti Qeveritar i Privatizimit (KQP) ka shpallur konsorciumin Limak Yatirim Enerji&Çalik Enerji Sanayi ofertuesin e preferuar në procesin e privatizimit të Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), pasi që ofroi çmimin më të lartë, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Limak&Çalik thuhet se ka ofruar ofertën prej 26.3 milionë, kundrejt kompanisë Elseëedy Electric S.A.E e cila ofroi, 22.8 milionë euro.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në cilësinë e kryesuesit të KQP-së tha se kriteri i vetëm i vlerësimit të ofertave finale ishte kriteri financiar, ndërsa vlerësoi se “i tërë procesi është realizuar në harmoni të plotë me të gjitha aktet ligjore në fuqi”.

Përfaqësues i konsorciumit Limak& Çalik, Ismail Ergunes se nëse u jepet ky projekt “do të avancojnë rrjetin e shpërndarjes dhe do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve”, duke theksuar se “çmimi nuk është gjëja më e rëndësishme nëse dëshirojmë shërbime cilësore dhe siguri të furnizimit me energji elektrike, ngase kjo kërkon më shumë investime në rrjet.”

Ndryshe, propozimi i Komitetit Qeveritar të Privatizimit duhet të marrë aprovimin e kabinetit Qeveritar në mënyrë që konsorciumin Limak &Çalik të shpallet zyrtarisht fitues në privatizimin e KEDS-it, thuhet në njoftim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG