Këshilli i Bashkimit Evropian i ka zgjatur të hënën mandatin misionit të EULEX-it në Kosovë edhe për dy vjet të tjera.
Sipas vendimit të së hënës të vendeve anëtare të BE-së, mandati i EULEX-it është vendosur të zgjatet deri me datën 14 qershor të vitit 2014.
Siç ishte njoftuar edhe më parë, ky mision shpejt do të kalojë përmes ristrukturimit dhe zvogëlimit të numrit të personelit. Kështu, brenda 10 ditësh, EULEX-i pritet të ketë rreth 700 pjesëtarë ndërkombëtarë më pak dhe 200 vendorë, në mënyrë që të zvogëlohet numri krahasuar me atë që ka pasur deri më tani.
Numri më i madh i zvogëlimit pritet të jetë në komponentën policore, ndërsa pritet të mos ketë reduktime në praninë e stafit gjyqësor, përfshirë gjykatësit dhe hetuesit.
Vendimin e së hënës për t’i zgjatur edhe për dy vjet mandatin misionit EULEX, e ka përshëndetur edhe përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton.
“E mirëpres zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera. EULEX-i është duke bërë një punë të rëndësishme dhe të mirë në përkrahje të sundimit të ligjit në Kosovë. Unë i inkurajoj autoritetet e Kosovës që ta shfrytëzojnë ekspertizën e EULEX-it, në kohën kur ky mision është duke iu përshtatur ndryshimeve të rrethanave dhe përparimit të arritur”, ka thënë baronesha Eshton, në deklaratën e saj.
Ajo ka theksuar se në të ardhmen do të ketë nevojë që gjithnjë e më shumë përgjegjësi në terren të merren nga autoritetet lokale në Kosovë.
Sipas vendimit të së hënës, mandati i misionit të EULEX-it, në masë të madhe mbetet i pandryshuar, por duke marrë parasysh ecurinë e deritashme të këtij misioni, ai do të rikonfigurohet.
Në BE thonë se ky rikonfigurim ka për qëllim që të sigurohet në vend një mision më i lehtë, por më efikas.
Pasi që sektori i drejtësisë mbetet sfida më e madhe në Kosovë, kjo fushë edhe në të ardhmen pritet të ketë një fokusim të veçantë nga ana e EULEX-it dhe Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Për këtë arsye, Bashkimi Evropian edhe kishte nisur javën e shkuar një dialog të strukturuar me Kosovën, në fushën e rendit dhe ligjit.
Sipas njoftimeve nga BE-ja, nga 15 qershori i këtij viti maksimumi i stafit të EULEX-it do të jetë 1250 pjesëtarë ndërkombëtarë, dhe 1000 pjesëtarë lokalë.
Deri më tash EULEX-i ka pasur rreth 1950 ndërkombëtarë dhe rreth 1200 pjesëtarë lokalë.
Po ashtu, për vitin e parë të mandatit të ri të EULEX-it BE-ja ka vënë në dispozicion një buxhet prej 111 milionë eurosh. (a.p.)