Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, i ka cilësuar të papranueshme kushtëzimet që strukturat paralele serbe ia kanë bërë këtij misioni në lidhje me ndalimin e lëvizjes së lirë në veri të Mitrovicës.
Ky mision i ka paralajmëruar këto struktura se do të ballafaqohen me ndjekje penale, nëse përpiqen të pengojnë lirinë e lëvizjes dhe qarkullimit për pjesëtarët e EULEX-it.
“Bllokimi i rrugëve, sulmi ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe nxitja e drejtpërdrejtë apo e tërthortë për dhunë, janë vepra të paligjshme dhe, si të tilla, mund të shpijnë deri tek arrestimi apo ndjekja penale e personave të përfshirë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
“EULEX-i dëshiron ta bëj të qartë se sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë dhe se kërcënimet dhe dhuna janë vepra të kriminelëve. E, kriminelët do të hetohen dhe aty ku ka prova të mjaftueshme, do të sillen para drejtësisë”, ka theksuar Krasniqi.
Me këtë rast, misioni i EULEX-it, i ka rikujtuar të gjithë se “duhet të ketë liri të lëvizjes të pakushtëzuar në gjithë territorin e Kosovës, e veçanërisht në veri”.
Reagimi i EULEX-it ka pasuar një vendim të të ashtuquajturit Shtabi i Emergjencës në veri të Mitrovicës, i udhëhequr nga strukturat paralele serbe, sipas të cilit, EULEX-it i ndalohet të lëvizë lirshëm në veri të Mitrovicës.
“Çdo përpjekje të dhunshme për të kaluar përmes qytetit ose për të hequr barrikadat, do ta konsiderojmë si agresion të hapur, ndërsa përgjegjësinë për pasojat e mundshme do ta bartin ata që fillojnë veprime të tilla”, thuhet në vendimet e shtabit.
Lidhur me situatën aktuale në veri, për Radion Evropa e Lirë është prononcuar edhe zëdhënësi i KFOR-it, Dan Harvi.
“Aktualisht, situata është e qetë. KFOR-i inkurajon të gjithë njerëzit e përgjegjshëm që të mos bëjnë deklarata nxitëse dhe që me mendjet e tyre të veprojnë në mënyrë paqësore”, ka deklaruar zëdhënësi Dan Harvi.
Ndryshe, i ashtuquajturi Shtab i Emergjencave ka vendosur që ta kthejë si të detyrueshme kujdestarinë në barrikada për të gjithë qytetarët serbë, për shkak të siç thuhet, kërcënimit të sigurisë dhe pronës.
Të premten, dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë janë plagosur gjatë aksionit të Forcës Paqeruajtëse për heqjen e barrikadave në Rudarë afër Zveçanit.
Një barrikadë e tillë tani ka mbetur tek ura mbi lumin Ibër, e cila e ndan pjesën jugore dhe atë veriore të qytetit.
Njëri nga liderët e serbëve të veriut, Millan Ivanoviq, ka thënë se çdo përpjekje për largimin e kësaj barrikade do të mund të nxiste një destabilizim të gjerë në veri.
“Kjo do të nënkuptonte rrezikimin e interesave tona vitale dhe reagimi mund të jetë i pakontrollueshëm”, është shprehur Ivanoviq.
Sipas tij, serbët edhe përmes referendumit janë shprehur se nuk i pranojnë institucionet e Kosovës dhe se kjo barrikadë i ndanë ata edhe fizikisht nga Republika e Kosovës, kështu që, sipas tij, largimi i saj mund të jetë me pasoja të mëdha.
Ndërkohë, qytetarë serbë shprehen mjaft të pafuqishëm që t’i pengojnë aksionet eventuale të KFOR-it dhe EULEX-it për largimin e barrikadave.
“Kush na pyet neve? Ne s’kemi as polici, e as ushtri dhe çka mundemi ne qytetaret apo çka mund të bëjë një kryetar i komunës?! Mbase as ai s’mund të bëjë asgjë”, ka thënë ky qytetar me emrin Jovan Millenkoviq.
“A i keni parë në Rudarë se çfarë force, çfarë teknike, çfarë armësh, çfarë ushtrie të armatosur, e ne jemi me duar thatë. Çka mundemi ne?”, ka shtruar dilemat e tij Millenkoviq.