Kosova vazhdon të mos ketë të dhëna të sakta rreth konsumit të duhanit. Megjithatë, përpjekjet që synojnë të vënë në pah rreziqet që sjell konsumimi, nuk mungojnë.
Miliona viktima në vit dhe miliona të sëmurë nga kanceri, janë disa nga pasojat që shkakton pirja e duhanit në mbarë botën.
Në Ditën Botërore Kundër Duhanit, ministri i Shëndetësisë deklaron se Ligji kundër duhanit nuk po gjen zbatueshmëri të duhur në Kosovë.
Ligji kundër pirjes së duhanit në Kosovë, është miratuar në shkurt të vitit të kaluar. Por, ai ende nuk është duke u zbatuar në tërësi.
Andaj, ky ligj është ri-draftuar për shkak të mangësive që kanë konstatuar zyrtarët qeveritarë.
“Ligji nuk është duke e gjetur zbatueshmërinë e duhur. Drafti i parë është përfunduar dhe në muajin qershor do të jetë në debat publik. Gjatë korrikut pres që ta sjellim në Kuvendin e Kosovës për miratim. Nuk do të ketë ndarje me 70 për qind dhe 30 për qind, por do të jetë e ndaluar 100 për qind”.
“Ne kemi konstatuar mangësi dhe nga Komisioni Parlamentar për shëndetësi dhe nga Kuvendi i Kosovës, dhe kanë ardhur propozime konkrete për amandamentimin e tij, dhe ne kemi filluar një proces të tërë të elaborimit të ligjit të ri për duhanin”, thotë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Ndërkaq, Skënder Syla, udhëheqës i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se zbatimi i ligjit kundër duhanit varet nga vullneti politik.
Ai shton se nëse nuk përfshihen të gjitha institucionet gjegjëse, por mbetet përgjegjëse vetëm Ministria e Shëndetësisë, siç ka qenë deri më tani, është skeptik se do të ketë sukses.
“Ligji, i cili tashmë është ri-draftuar, se sa do të zbatohet në praktikë varet nga vullneti politik, duke filluar nga Parlamenti, Qeveria dhe të gjitha ministritë e linjës”.
“Duke u nisur nga përvoja e vendeve të tjera që ka pasur sukses të plotë zbatimi i ligjit për kontroll të plotë të duhanit, tregon se vetëm me një përkushtim të të gjitha ministrive dhe me ekzistimin e një mekanizmi të mirëfilltë, mund të zbatohet ky ligj. Në qoftë se mbetet si tani, përgjegjëse vetëm një ministri, është problem të gjejë zbatim”, shprehet Syla.
Ndërsa, zyrtarë nga Instituti i Shëndetit Publik, tashmë kanë pohuar se ky fenomen ngelë si i rëndë, sepse në organizmin e njeriut duhani po shkakton dëme shumë të mëdha.
Syla deklaron se përmirësimet në ligj, për ndalimin 100 për qind të pirjes së duhanit në hapësirat publike, është një hap pozitiv.
“Është një hap pozitiv, sepse ligji, i cili thotë të ndalohet 100 për qind duhani, ka pasur sukses. Me angazhimin e të gjitha strukturave, shpresoj se do të ketë sukses”.
“Ne, si OBSH, e përshëndesim këtë hap dhe mendojmë se me një angazhim të secilit, kjo mund të arrihet”, thekson ai.
Zyrtarët shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare bëjnë thirrje te duhanpirësit që të ndalojnë tymosjen, për shkak se, siç thonë ata, askush më tepër se klinicistët nuk ballafaqohet me sëmundjet që sjell duhani, si kanceri i mushkërive dhe shumë të tjera.
Sipas tyre, shpenzohen me qindra miliona euro për blerjen e barnave dhe vetëm sa i zgjasin ato vuajtje dhe nuk kanë ndonjë sukses përfundimtar. Prandaj, ata bëjnë thirrje që të merren iniciativa për ndalimin e duhanit.
Sidoqoftë, rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan. Kjo shifër vjen sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare që merren me vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e duhanit.