Ndërlidhjet

Thaçi mirëpret lajmin e vonuar për udhërrëfyesin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimi e BE-së për t’i dorëzuar Kosovës udhërrëfyesin si hapi i parë drejt liberalizimit të vizave, por njëherësh e ka cilësuar këtë si një lajm të vonuar.

Brukseli pritet që udhërrëfyesin t’ua dorëzoj autoriteteve kosovare më 14 qershor.

Gjatë një fjalimi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Thaçi tha se vendimi i BE-së është i mirëpritur, por ky lajm, sipas tij, është i vonuar.

“Realisht Kosova që një vit e gjysmë apo dy ka qenë e gatshme për t’iu përgjigjur udhërrëfyesit. Ky është lajm edhe pse i vonuar por shumë i mirëpritur, dje është hapur një etapë e re në marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Të gjitha përgjegjësit që dalin nga ky proces Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë me prioritet më të lartë dhe përkushtim në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza”, ka thënë Thaçi.

Edhe me këtë rast, kryeministri Thaçi tha se Kosova i ka plotësuar tashmë të gjitha kriteret që parashihen për liberalizimin e vizave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG