Derisa autoritetet e cilësuan si “hap tjetër teknik drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut”, njohësit e rrethanave politike në Prishtinë vlerësojnë se hapja e Zyrës Administrative në veri të Kosovës nuk do jetë garantues për integrimin e asaj pjese në jetën institucionale e shoqërore të vendit.
Kundërshtimi i serbëve lokalë ndaj autoritetit shtetëror të Kosovës, sipas tyre, do të mbetet i njëjtë derisa në veri vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele të mbështetura nga Serbia.
Hulumtuesi i lartë në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Shpend Kursani, theksoi nevojën për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në zhbërjen e strukturave paralele.
Oferta e Prishtinës zyrtare për serbët lokalë, sipas tij, nuk duhet të dallojë shumë nga lista e të drejtave që gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Kjo i bie që serbët në veri duhet të binden se duhet të jetojnë brenda institucioneve të Kosovës, sepse ne nuk mund të lejojmë që secili minoritet në çdo shtet në Ballkan të vendos se ku do të jetojë. Po t’ua linim minoriteteve të vendosin se ku duan të jetojnë, atëherë të gjithë shqiptarët do të thonin se duan të jetojnë në një Republikë të madhe të Shqipërisë, serbët në Serbi e kështu me radhë”, tha ai.
Plani i Ahtisaarit me të cilin parashihet krijimi i komunës Mitrovicës së Veriut vazhdon të jetë i pavlefshëm për serbët e veriut të cilët insistojnë në kundërshtimin e deritashëm ndaj të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës.
Analisti, Halil Matoshi, sugjeroi që autoritetet kosovare t’i mbesin besnik planit Ahtisaari për integrimin e veriut e, në të njëjtën kohë, të shfrytëzojnë mundësitë financiare për të fituar përkrahjen serbëve të asaj zone.
“Mund të bëhen koncesione të ndryshme strukturore si për shembull që një përqindje e të hyrave nga doganat-nga pika 1 dhe 31, të shkojnë direkt nëq buxhetin e atyre komunave të veriut të cilat duhet të trajtohen si komuna të pazhvilluara dhe Prishtina zyrtare të jetë sa më gjeneroze me kusht që serbët kosovarë ta pranojnë Kosovën si shtetin e shtëpinë e tyre”, u shpreh Matoshi.
Për jetësimin eventual të një “Ahtisaari plus” flet dhe Kursani duke theksuar rëndësinë që ai të ketë vetëm karakter ekonomik.
“Ku mund të shkojmë me një plus është një paketë ekonomike e tregtare, e cila do t’i lironte bizneset dhe tregtinë atje natyrisht duke u kontrolluar e menaxhuar në mënyrë të centralizuar nga institucionet e Kosovës. Ky është plusi maksimal që mund të ofrohet nga aspekti ekonomik”, theksoi ai.
Kursani tërhoqi vërejtjen se ofrimi i të drejtave shtesë për serbët e veriut, karshi atyre që parashihen me planin e të dërguarit special për statusin e Kosovës, do të shkaktonte një ndarje brenda vet komunitetit serbë në vend.
Shumica e serbëve të Kosovës që jetojnë në pjesën jugore dhe qendrore të vendit, ka kohë, që ka pranuar institucionet kosovare.
Pengesa kryesore që edhe serbët e veriut ta bëjnë këtë cilësohet të jenë lidhja ende ekzistuese me Beogradin dhe mungesa e sundimit të ligjit që thuhet se ka mundësuar veprimin e strukturave paralele.