Ndërlidhjet

Shuarja e strukturave paralele, pastaj komuna veriore


Mitrovicë, foto nga arkivi
Mitrovicë, foto nga arkivi

Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin e presidentit Ahtisari në pjesën veriore të Kosovës ka rikthyer sërish si temë debati decentralizimin dhe kthimin e të zhvendosurve nëpër shtëpitë e tyre.

Gjatë një takimi të zhvilluar të hënën ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe disa ministrave të kabinetit të tij me zyrtarët komunal për kthimin e personave të zhvendosur, u tha se në komuna të shumta të Kosovës janë shënuar përparime sa i përket rikthimit, përderisa sfidat mbeten në pjesën veriore.

Kosova i mirëpret të gjithë ata që duan të kthehen dhe jetojnë në shtëpitë e tyre tha me këtë rast, Thaçi.

Dëshiroj të rikonfirmoj që agjenda dhe vizioni i qeverisë sa i përket integrimit të komuniteteve dhe krijimit të komunave të reja do të jetë në krijimin e kushteve sa më optimale për jetë më të mirë dhe integrim të plotët ë komuniteteve”, tha Thaçi.

Krijimi i komunës së re të Mitrovicës veriore mbetet sfida e fundit e zbatimit të planit të Ahtisarit në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare, para se kjo e fundit të mbarojë mandatin dhe t’i hapë mundësi shtetit të Kosovës që të përfundojë fazën e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i ICO-së, Kris Uoller është treguar i përkushtuar që të bashkëpunojë me qeverinë për themelimin dhe funksionalizimin e zyrës administrative në veri të Mitrovicë si hapi i parë drejt formimit të komunës së re atje.

Për më shumë rreth këtyre angazhimeve ka folur zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq.

Për fillim kemi themeluar zyrën administrative në veri të Mitrovicës e cila nënkupton themelet e një komune të re që do të jetë funksionale në të ardhmen”, ka thënë Petroviq.

Në këtë rrafsh, ai tha se qeveria po punon në përcaktimin e stafit përmes konkursit.

Mirëpo, pengesë kryesore për themelimin e komunës së re të Mitrovicës veriore dhe zbatimit të planit të Ahtisarit në veri, mbeten strukturat paralele të Serbisë në atë pjesë të cilat i kundërshtojnë këto vendime.

Duke u ndërlidhur me sfidat që sjellin për shtrirjen e autoritetit të Kosovës në këtë pjesë, ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, tha se hapi i parë i qeverisë në veri do të jetë shuarja e strukturave paralele, luftimi i krimit të organizuar dhe zvogëlimi i ndikimit nga Serbia në këtë pjesë.

Qytetarëve tanë në veri deri më tash u ka munguar shanse që të prekin dorën dhe shërbimet e shtetit të Kosovës. Kjo u është mohuar atyre nga strukturat paralele të cilat mendojnë vetëm për përfitimin e tyre personal dhe jo për të mirën e përgjithshme të qytetarëve atje".

"Dhe, ne do të bashkëpunojmë që ta mbështesim kryeministrin, zëvendëskryeministrin dhe mekanizmat e tjerë që të shtrijmë dhe implementojmë pakon e Ahtisarit edhe në atë pjesë të vendit
”, tha Çitaku.

Me planin e presidentit Ahtisari parashihet që qyteti i Mitrovicës t’i ketë dy komuna, atë jugore dhe veriore.

Kjo e fundit, do të themelohej me ndihmën e Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Sidoqoftë, si në veri të qytetit të Mitrovicës, ashtu edhe në tri komunat veriore, autoritetet qeveritare e Kosovës nuk kanë arritur të shtrijnë pushtetin për shkak të ndikimit të strukturave paralele serbe atje, të cilat për më gjatë se 13 vjet e kanë gëzuar edhe mbështetjen e Serbisë për këto qëndrime karshi shtetit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG