Pjesëmarrësit e konferencës, “Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi – Çfarë lloj mekanizmi për kërkimin e së vërtetës i duhet Kosovës?” - punimet e së cilës po zhvillohen në Prishtinë - kanë thënë se pajtimi ndëretnik në Kosovë mund të marrë gjenerata dhe sipas tyre, ky proces nuk mund të realizohet, duke i lënë jashtë viktimat.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, institucioni i të cilit është bashkë-organizator i konferencës së sotme, ka shfaqur shpresën që edhe Serbia në të ardhmen të punojë në drejtim të procesit të pajtimit, ndërkohë që, sipas tij, është obligim edhe për Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapa në kërtë drejtim.
Konferenca e sotme organizohet edhe nga Ministria e Drejtësisë, udhëheqësi i së cilës, Hajredin Kuçi, ka paralajmëruar krijimin e një grupi punues kombëtar për drejtësinë tranzicionale, ndërsa theksoi rëndësinë për një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.