Ndërlidhjet

Nikolliq mund Tadiqin




Tomislav Nikolliq, kandidati i Partisë Përparimtare Serb, ka fituar në zgjedhjet për president të Serbisë.

Sipas, rezultateve të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), Nikolliq ka marrë 49.7 për qind të votave, derisa shefi i deritashëm i shtetit serb, Boris Tadiq nga Partia Demokratike ka fituar 47 për qind.

Sipas komisionit republikan zgjedhor, ka pasur rreth 3,09 % fletëvotime të pavlefshme.

Duke e shpallur fitoren në selinë e partisë së tij, Nikolliq tha se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane, si dhe do ta mbrojë popullin në Kosovë.

"Ekziston drejtësia e Zotit“, ka thënë Nikolliq në shtabin zgjehdor të partisë s tij, duke e uruar popullin serb që ia dha fitoren.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Boris Tadiq, ka pranuar humbjen dhe e ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

"E uroj zotin Nikolliq per fitoren korrekte dhe të merituar dhe i uroj fat në detyrën e re", ka thënë Tadiq në një konferencë për gazetarë në selinë e partisë së tij.

Ai ka theksuar se me "siguri nuk do të bëhet kryeminister".(a.i.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG