Nuk mund të ketë ndonjë zëvendësim për një proces të vërtetë të integrimit të Ballkanit Perëndimor ku Kosova është pjesë përjashtuese e tij, tha të martën ministri për çështje evropiane të Danimarkës-e cila aktualisht po udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian, Nikolai Vamen.
Ai theksoi se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në procesin e reformave evropiane për të përmirësuar problemet aktuale në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit, atë kundër krimit të organizuar dhe fusha të tjera ku kërkohen veprime më të hovshme.
Duke komentuar kritikat e fundit të udhëheqësve kosovarë se BE-ja nuk po i ofron Kosovës trajtim të barabartë me vendet e rajonit, Vamen u shpreh:
“BE-ja nuk po luan lojëra me Kosovën e as Kosova nuk po luan lojëra me BE-në. Ka çështje që duhet zgjidhur dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Besoj se kemi treguar, nga ana e BE-së, se jemi të përgatitur të marrim hapa të rëndësishëm në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Kosovës”, tha ai.
Ministri danez, megjithatë, tha se BE-ja nuk dëshiron të importojë probleme të pazgjidhura ndërmjet vendeve që synojnë integrimin në këtë mekanizëm.
Njohja e Kosovës nga Serbia, sipas tij, nuk do të jetë parakusht për integrimin e shtetit serb në BE, por se procesi i integrimit për Beogradin mund të kushtëzohet me normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Andaj, është me rëndësi kruciale që të vazhdojë një dialog konstruktiv drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ky është një mesazh që po ia dërgojmë sikurse Kosovës ashtu dhe Serbisë”, theksoi Vamen për të shtuar se pjesë e rëndësishme e agjendës së presidencës aktuale të BE-së mbetet ofrimi i një udhërrëfyesi zyrtar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai shfaqi shpresën që, shumë shpejt, Kosova ta ketë para vetës listën zyrtare të kritereve që nevojiten të përmbushën për të lehtësuar regjimin e vizave me BE-në.
Kjo temë mësohet se u shtrua për diskutim edhe në takimin që Vamen zhvilloi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Një komunikatë për media e presidencës kosovare citon atë të ketë theksuar se “institucionet e Republikës së Kosovës kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave” me shpresën që ky udhërrëfyes të merret para përfundimit të mandatit të Presidencës Daneze në BE, në fund të muajit qershor.
“Është me rëndësi për Kosovën që procesi i liberalizimit të vizave të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo do të përçonte një porosi të mirë për qytetarët se edhe ata kanë një perspektivë të qartë evropiane si të gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga.
Lidhur me këtë pala kosovare ka punuar, deri më tani, në zbatimin e udhërrëfyesit të njëanshëm-të hartuar duke u bazuar në udhërrëfyesit zyrtarë të vendeve të rajonit.
Por, ministrja për integrime, Vlora Çitaku, tha se Brukseli duhet t’i japë fund kohës së veprimeve të njëanshme të Prishtinës zyrtare ne procesin e integrimit duke ia ofruar vendit një strategji zyrtare për viza.
“Kjo njëanshmëri e veprimit vis-a-vis Bashkimit Evropian duhet të marrë fund. Kosova ka nevojë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Në fillim të këtij viti, Kosova kishte nisur dialogun për viza që pasoi dhe me hartimin të një studimi të fizibilitetit për vendin.
Të hënën, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, u kërkoi anëtarëve të kabinetit të ministrave që t’u përgjigjen me kohë mbi 450 pyetjeve të pyetësorit që BE-ja i ka dërguar Ministrisë për Integrim.
Përgjigjet në pyetësorin thuhet se do t’i dorëzohen më 8 qershor Komisionit Evropian për t’u verifikuar më pas nga një Mision Faktmbledhës i këtij mekanizmi.
Vlerësimi i këtij komisioni pritet të jetë vendimtar për krijimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.