Trupi gjykues i përbërë nga gjykatës vendas dhe të EULEX-it, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, e ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë kundër Muhamet Demajt, Bajram Mehmetajt dhe Azem Veselit për veprën penale të zhvatjes, njofton përmes një komunikate për media, misioni i EULEX-it.
Gjykata Supreme i ka pranuar pjesërisht ankesat e të pandehurve dhe e ka hedhur poshtë vendimin e fajësisë lidhur me akuzën për tentim të zhvatjes.
Gjykata, po ashtu i ka pranuar pjesërisht ankesat e Prokurorit të Qarkut për rritje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh. Azem Veselit i është shqiptuar dënimi me burgim prej dy vjetsësh, thuhet në njoftim.
Gjatë gjykimit, tre të pandehurit Muhamet Demaj, Bajram Mehmetaj dhe Azem Veseli janë shpallur fajtorë për veprën penale të zhvatjes dhe tentim zhvatjes dhe secili prej tyre është dënuar me nga dy vjet e gjashtë muaj burgim.
Gjykata e shkallës së parë kishte konstatuar se, ndërmjet nëntorit 2009 dhe shkurtit 2010 në Pejë, të pandehurit duke vepruar në grup, i kanë zhvatur Ekrem Llukës 150 mijë euro.
Po ashtu, ky rast ka të bëjë edhe me procesin e privatizimit, i cili kishte dështuar kryesisht për shkak se të pandehurit e kishin kërcënuar një investitor të huaj që t’i përfshijë ata në kompaninë e cila kishte fituar në procesin e ofertimit. Kjo kishte bërë që investitori i huaj të tërhiqet nga procesi i ofertimit, thuhet në njoftim.