Të rinjtë kosovarë japin vlerësime të ndryshme rreth respektimit të barazisë gjinore në vend.
Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, disa të rinj, në shumicën e rasteve vajzat, konsiderojnë se barazia gjinore ende nuk është duke u respektuar në nivelin e duhur, për derisa djemtë vlerësojnë se ka përmirësim në këtë fushë, në krahasim me të kaluarën.
Shpëtime Sylejmani, nga Podujeva, është studente në Fakultetin Filozofik. Për Shpëtimen, pabarazia gjinore fillon qysh në kohërat e lashta, kur mashkulli ishte ai që duhej të siguronte ushqimin dhe kushtet për familje, ndërsa gruaja gjithmonë është konsideruar si amvise dhe ajo që kujdeset për fëmijët.
“Vërehet në familje, në shkollë, në fakultet, në punë. Mosrespektimi i barazisë gjinore, fillon nga familja, sidomos në viset rurale, pastaj nga rrethi shoqëror, por edhe nga shtresa e lartë, siç janë politikanët etj.”, thotë Shpëtimja.
Lorika, një e re tjetër flokëkaçurrele, që studion në Universitetin Amerikan në Prishtinë, thotë se në përgjithësi në Kosovë, meshkujt në mënyrë të gabuar e konsiderojnë veten më superior.
“Ndoshta, pak studentët (djemtë) tentojnë të ndihen pak më superior në universitet, edhe pse prapë them se jemi të barabartë në kuadër të shkollës. Por, në përgjithësi në Kosovë, djemtë ndihen më superior ndaj femrave, ndoshta pse ka qenë ashtu në të kaluarën”, pohon Lorika.
Por, ndryshe mendon i riu tjetër nga qyteti i Shtimes. Alban Rashiti, thotë se në disa raste “ të qenët femër” të krijon avantazhe.
“Në disa raste, avancohen femrat në fakultet nga ana e profesorëve. Kanë privilegje, kanë përparësi, sepse ndikon gjinia që të avancohen, siç është fjala te puna e notave”, konsideron Albani.
Paragjykimet se femra është e lindur vetëm për punë të shtëpisë, apo kohëve të fundit të punojë në administratë apo mësuese, po bëjnë që të drejtat e tyre të shkelen, në rastet kur kompani të caktuara kërkojnë punëtorë për mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik, e që në shumicën e rasteve punësohen meshkujt.
Kështu shpreh shqetësimin e saj, Erza Kastrati, për të shtuar se shoqëria kosovare, duhet të kuptojë se të drejtat e njeriut në Kosovë janë të barabarta, pavarësisht gjinisë.
“Kemi shembuj, kur në një kompani kërkon punë për IT, gjasat për punësim janë më të mëdha për meshkujt, këtu vërehet diskriminimi gjinor. Kjo ngase besojnë se meshkujt në shumë lëmi janë një shkallë më lart - perceptim i gabuar ky i shoqërisë”, shprehet Erza.
Ndërsa, shoqja Erzës, Egzona Mustafa, thotë se vajzave iu shkelen të drejtat nga vetë prindërit e tyre, pasi femrat nuk kanë të drejta të barabarta në pronë dhe trashëgimi.
“Të drejtat e femrës shkelen te ndarja e pasurisë ndërmjet vëllait dhe motrës, në familje. Nuk kam dëgjuar asnjë rast që prindi e ka ndarë pasurinë në mënyrë të barabartë mes djalit dhe vajzës. Por, ia ka dhënë tërë pasurinë djalit. Kjo është shkelje shumë e madhe e të drejtave të vajzave, por, edhe ne prapë pranojmë, sepse, mendojmë se është traditë të mos e marrësh pasurinë babës”, thekson Egzona.
Barazia gjinore, kohëve të fundit, është duke u respektuar, thotë i riu tjetër Valmir Zabeli. Valmiri thotë se tashmë femra është më e arsimuar dhe kjo bën që ato t’i njohin më shumë të drejtat e tyre.
“Barazia gjinore është në nivelin e duhur. Në të gjitha institucionet kosovare, femrat janë të punësuara, kanë përparësi dhe janë më të avancuara. Përdorimi i dhunës ndaj tyre, është duke u zvogëluar, ndërsa femrat kanë mundësi që t’i raportojnë rastet në organet e rendit”, thotë Valmiri.
Se barazia gjinore është duke u respektuar në nivelin e duhur, konsideron edhe Ardiana, studente nga Ferizaj:
“Për mendimin tim, kohëve fundit, barazia gjinore është e kënaqshme. Unë nuk po vërej diskriminim ndaj femrave”.
Por, ndryshe mendon Vlora Mirena:
“Në qoftë se flasim për kohën para 10 vjetësh, atëherë ka qenë më mirë. Por, nëse flasim për tash, është më keq. Më herët, mashkulli e ka respektuar jashtëzakonisht shumë femrën, po ashtu edhe femra mashkullin. Tashmë për një grindje, më të voglën, çifti ndahet pa menduar fare”.
E, Hasan Sallahu, student në Universitetin e Prishtinës, konsideron se barazia gjinore respektohet vetëm në letër, e jo në praktikë.
“Me ligj respektohet barazia gjinore, ndërsa në realitetit jo. Diskriminohet gjinia femërore, prej profesorëve, kolegëve. Vetë veshja e tyre ndikon në atë se duhet të diskriminohet, mentaliteti i ulët”, shprehet Hasan Sallahu.