Edhe pse kishte bërë të ditur, kohë më parë, se do ta përmbyll misionin e saj në Kosovë pa i integruar zonat në veri të Mitrovicës në jetën shoqërore e insitucionale të vendit, Zyra Civile Ndërkombëtare këshilloi autoritetet kosovare që, për ta jetësuar planin për integrim, të punojnë në dialogun me banorët e asaj pjese.
Zëdhënësi i ICO-së, Kristian Palme, foli për rritjen e oreksit të serbëve lokalë të veriut lidhur me pjesëmarrjen në qeverisjen lokale dhe sugjeroi që kjo situatë të shfrytëzohet nga ekzekutivi kosovar.
“Ajo që kemi parë së fundi është se konsultimet me komunitete janë çelësi i vërtetë për projekte të qëndrueshme dhe për krijimin e lidhjeve ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe banorëve të veriut të Kosovës. Ky bashkëpunim do të çojë automatikisht në qeverisjen lokale që do të jetë legjitime, transparente e funksionale në rajon”, tha Palme.
Komenti i tij pason kërkesën e autoriteteve evropiane për krijimin e një plani dhe agjende gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës, e cila u ritheksua të hënën nga përfaqësuesit e BE-së në Prishtinë.
Nevoja që të krijohet një agjendë e tillë buron nga Raporti i fundit i Progresit për Kosovën, publikimi i të cilit në tetor të vitit të kaluar pat pasuar me zotimet e përfaqësuesve të qeverisë së vendit se një plan të tillë do ta bënin gati në fillim të këtij viti.
Mirëpo, përveç deklarimeve që flasin për ekzistimin e një plani të tillë, deri më tani, nuk është publikuar ndonjë dokument që saktëson veprimet e ardhshme të institucioneve kosovare karshi veriut.
Dokumenti i fundit i publikuar për këtë çështje ishte Strategjia për Integrimin e Veriut e hartuar në bashkëpunim me ICO-në në fillim të vitit 2010.
Ministri i administrimit të pushtetit lokalë atëkohë, Sadri Ferati, tha se parakusht për shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore do të jetë sundimi i ligjit, relaksimi i situatës dhe një qasje shpjeguese ndaj banorëve serbë për të drejtat që u ofron kushtetuta e vendit.
Karshi dialogut ndërmjet serbëve të veriut dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, sipas Feratit, do të jetë i domosdoshëm një presion i shtuar i BE-së ndaj Beogradit.
“Unë mendoj se vendimtarë do të jetë presioni të cilin Brukseli ia bën Beogradit dhe zëri i Brukselit në raport me qytetarët atje për të parë se nuk ka perspektivë kjo dhe se nuk ka ambicie për ndarjen e Kosovës dhe çështje të tjera, por njëkohësisht edhe mbështetja më e fuqishme që Brukseli duhet t’ia japë EULEX-it për rritjen e ambientit për sundimin e ligjit”, u shpreh ai.
Eksperti për integrime evropiane, Shenoll Muharremi, ndërkaq, tha se autoritetet kosovare duhet ta marrin me seriozitet kërkesën e BE-së për këtë çështje. Interesimi i Brukselit zyrtar për zbatimin e një agjende të tillë, sipas tij, bëhet për të evituar skenarët eventualë të përdorimit të dhunës në atë pjesë të vendit.
“Atëherë kërkohet nga Prishtina që të ketë një qasje më horizontale, më ndër-sektoriale me theks te zhvillimi ekonomik dhe punësimit atje, por mbi të gjitha të një dialogu intensiv me qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri dhe përfaqësuesit e tyre”, vlerësoi ai.
Tentimi i fundit i Prishtinës zyrtare me qëllim shtrirjen e sovranitetit në veri të Mitrovicës ishte aksioni i 25 korrikut të 2011-tës për marrjen e kontrollit në dy pikat kufitare në atë pjesë.
Gjatë aksionit në fjalë u pat vra një polic, ndërsa u patën plagosur dhjetëra persona të tjerë.
Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare patën qenë të ashpra me apostrofimet se përdorimi i forcës nuk është mjet për integrim dhe se për të zgjidhur problemin e veriut duhet të përdoret dialogu.