Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CESID), në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend më shumë vota kanë fituar Boris Tadiq, nga Partia Demokratike, dhe Tomisllav Nikolliq, nga Partia Progresive Serbe.
Sipas CESID-it, Tadiqi ka fituar 26.8 për qind të votave, ndërsa Nikolliqi 25.6 për qind të tyre.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 20 maj.
I njëjti burim thotë se në Serbi kanë votuar 58.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Serbia voton në zgjedhjet e përgjithshme
Serbia, në orën 7 të mëngjesit, ka hapur vendvotimet, në të cilat 6,770,013 qytetarë me të drejtë vote kanë mundësinë të votojnë në zgjedhje të përgjithshme.
Ata do të zgjedhin 250 deputetë të Parlamentit të ri Republikan, 120 deputetë të Kuvendit të Vojvodinës, përfaqësues dhe këshilltarë komunalë, si dhe presidentin e vendit.
Në mesin e 12 kandidatëve presidencialë janë Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikolliq ata që thuhet se kanë më shumë gjasa për t’u përballur në balotazh.
Megjithatë, analistët thonë se kampi pro-evropian i Tadiqit ka më shumë shanse se blloku nacionalist i Nikolliqit të formojë koalicionin e ri qeverisës.
Tadiq, i cili ka kryesuar shtetin serb nga viti 2004, ka bërë edhe sot premtime.
“Pres që Serbia të vazhdojë procesin e reformave. Ne do ta stabilizojmë vendin tonë me implementimin e masave makro-ekonomike. Kjo është shumë e rëndësishme. Kjo do të sfidohet edhe më shumë çështje të tjera shumë të rëndësishme, që duhet t’i zgjidhim sa më parë që të jetë e mundur, si çdo vend tjetër evropian”, ka thënë Tadiq pas hedhjes së votës së tij.
Serbia është goditur rëndë nga kriza ekonomike globale. Papunësia në këtë vend thuhet se kap shifrën 24 për qind.
Ndryshime pozitive të situatës ka premtuar sfiduesi kryesor i Tadiqit, nacionalisti Tomisllav Nikolliq, duke shprehur bindje të fuqishme për fitore.
“Gjendjen do ta dimë rreth orës 21:30. Unë do të fitoj numrin më të madh të votave dhe kjo nuk do të jetë hera e parë, por, këtë herë, do të jetë rezultati final. Serbia është duke pritur me padurim ndryshimet. Ndryshimet në Serbi janë të nevojshme dhe çdonjëri është i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Nikolliq.
Sa i përket qasjes ndaj Kosovës, si Tadiq, ashtu edhe Nikolliq kanë qëndrim të ngjashëm. Për të dy ata vlen, “edhe Kosova, edhe Evropa”.
Për Kosovën vazhdojnë të konsiderojnë se “është pjesë e Serbisë”, ndërkohë që këmbëngulin edhe në përmbushjen e reformave që do të shpejtojnë rrugën e shtetit serb drejt Bashkimit Evropian.
Kjo qasje dhe të tjera të lidershipit në Beograd kanë nxitur shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë të ndarë sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Disa parti kanë kërkuar bojkotimin e tyre, ndërsa të tjerat kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke u përcaktuar në kandidatin presidencial, Mufti Zukorlliq.
Sido që të jetë, pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhjet e sotme vlerësohet të jetë më e lartë se në vitin 2008.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi pritet të publikojë rezultatet finale të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në afat prej 96 orësh nga mbyllja e kutive të votimit, por deri atëherë do të dalë me rezultate preliminare.