Ndërlidhjet

Asgjë konkrete për punësim sezonal


Punëtorë sezonalë në Gjermani, vend në të cilin Kosova çdo vit dërgon studentë për punë sezonale...
Punëtorë sezonalë në Gjermani, vend në të cilin Kosova çdo vit dërgon studentë për punë sezonale...
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka asgjë konkrete sa i përket punësimit sezonal. Zyrtarë të kësaj ministrie thonë se deri më tani janë duke u zhvilluar vetëm takime me përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian, sa i përket punësimit sezonal, por që deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Këshilltari në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza ekonomike në Eurozonë, ka pamundësuar që të ketë punësim sezonal për punëtorët kosovarë.

“Kjo është një çështje dhe një sfidë që ne çdo vit jemi duke kërkuar që të kemi një numër të punëtorëve që t’i dërgojmë jashtë vendit, por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete në këtë fushë. Mirëpo, aktivitetet për realizimin e këtij punësimi janë duke vazhduar”, thotë Gaxhiqi.

Një punësim sezonal, bën të ditur Gaxhiqi, është duke u realizuar tani e sa vjet me Gjermaninë. Ai thotë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka një bashkëpunim me këtë shtet sa i përket punësimit sezonal.

Çdo vit, sipas Gaxhiqit, në Gjermani për punësim sezonal shkojnë një numër i konsiderueshëm i studentëve kosovarë.

Me punësimin sezonal të paktë të qytetarëve të Kosovës shprehen të pakënaqur përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Ata thonë se në këtë drejtim nuk është bërë punë e mirë nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ali Dragusha, nga BSPK-ja, thotë se për të pasur një punësim të suksesshëm sezonal, duhet të ketë një bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve të sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë. Por, sipas Dragushës, ende nuk është arritur që të ketë një bashkëpunim për të pasur sukses në punësimin sezonal.

“Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka premtuar se punësimi sezonal do të avancohet më shumë vitet që do të vijnë, por fatkeqësisht në këtë vit kemi ngecur dhe nuk kemi punësim sezonal”.

“Kjo është edhe një ngarkesë tepër e madhe në aspektin ekonomik social për punëtorët dhe familjet e tyre”
, thekson Dragusha.

Ndryshe, në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, ndërkaq mbi 250 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën.

Ndërkaq, thuhet se ky numër mund të jetë edhe më i lartë, sepse jo të gjithë të papunët regjistrohen në zyrat e punësimit.

Por, se sa janë të përgatitur këta të papunë për tregun e punës që kërkohet në vendet e Bashkimit Evropian?

Ali Dragusha thekson se në këtë drejtim duhet të punohet edhe më shumë në trajnimin e të papunëve.
Parimisht, mendoj se i plotësojnë kushtet, mirëpo fatkeqësisht nuk po kemi mundësi që t’iu krijojmë hapësirë këtyre të papunëve.

“Mendoj që pjesa dërmuese e punëtorëve kanë kualifikime përkatëse, në veçanti në ato kualifikime të nivelit më të ulët, por normalisht në disa vende të punës që janë më specifike, mbetet shumë për të dëshiruar që të plotësohen në të ardhmen”.

“Parimisht, mendoj se i plotësojnë kushtet, mirëpo fatkeqësisht nuk po kemi mundësi që t’iu krijojmë hapësirë këtyre të papunëve”,
shprehet Dragusha.

Në anën tjetër, këshilltari në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi, thotë se janë të gatshëm për trajnimin e punëtorëve që do t’i kërkonte tregu i punës për punësim sezonal.

“Në momentin që ndonjë shtet na kishte dhënë mundësinë për të punësuar punëtorët kosovarë, ne i kemi qendrat e aftësimit profesional, të cilat janë shumë funksionale dhe profesionale që do të mund t’i përgatisin punëtorët për çfarëdo profili të punës”, thekson Gaxhiqi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG