Ndërlidhjet

Parimi i një/dyshtetësisë


Fushata parazgjedhore serbe për zgjedhjet e 6 majit, të paralajmëruara të mbahen edhe në veri të Kosovës.
Fushata parazgjedhore serbe për zgjedhjet e 6 majit, të paralajmëruara të mbahen edhe në veri të Kosovës.
Qytetarët serbë të Kosovës, që dëshirojnë të votojnë më 6 maj për Parlamentin dhe presidentin e Serbisë, nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë shtetësinë e tyre kosovare.

Edhe pse në Qeverinë e Kosovës e patën mirëpritur “vendimin e OSBE-së për lehtësimin e votimit për qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë”, dëshmimi i dyshtetësisë, sipas përfaqësuesve të misionit në fjalë, nuk do të jetë i nevojshëm.

Zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Nikolla Gaon, i tha Radios Evropa e Lirë se parakusht për pjesëmarrje në zgjedhje do të jetë posedimi i një dokumenti të vlefshëm të Republikës së Serbisë dhe figurimi i emrit të votuesit në listat e votuesve.
...krejt ajo që do të kërkohet në mënyrë që të mundësohet votimi për ndonjë person, do të jetë një dokument i vlefshëm i Republikës së Serbisë me foto dhe numër personal që personi në fjalë të jetë në listën e votuesve.

“Sipas informatave që kam- krejt ajo që do të kërkohet në mënyrë që të mundësohet votimi për ndonjë person, do të jetë një dokument i vlefshëm i Republikës së Serbisë me foto dhe numër personal dhe që personi në fjalë të jetë në listën e votuesve”, u shpreh Gaon për të shtuar se OSBE-ja do të lehtësojë zgjedhjet parlamentare e presidenciale serbe në 28 lokacione dhe 90 vendvotime në tërë territorin e Kosovës.

Të gjitha fletëvotimet, sipas Gaonit, do të transportohen në Rashkë dhe Vranjë, ku do të bëhet numërimi i votave.

Kjo thuhet se nuk do të vlejë për zgjedhjet lokale, për mosmbajtjen e të cilave në territorin Kosovës është zotuar tashmë Beogradi zyrtar.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, rikujtoi në mbledhjen e radhës të ekzekutivit të vendit, arsyen për lehtësimin e zgjedhjeve serbe nga OSBE-ja, duke thënë se roli lehtësues i mekanizmit në fjalë vjen për shkak të mungesës së ambasadës serbe në Prishtinë.

Pa dhënë informata më të hollësishme për këtë çështje, kreu i ekzekutivit kosovar foli për hapat e mëtejmë në këtë proces.

Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
“Angazhimet tona të mëtutjeshme do të jenë të harmonizuara me shtetet e Kuintit, me rolin facilitues të OSBE-së dhe prezencën e NATO-s dhe të EULEX-it”, tha Thaçi.

Mirëpo, marrëveshja që thuhet se ishte arritur, ditë më parë, ndërmjet qeverisë së Serbisë, asaj kosovare dhe faktorit ndërkombëtar nuk u publikua, deri më tani, zyrtarisht nga asnjëra palë.

Analisti politik, Halil Matoshi, tha se ekzistojnë disa paqartësi kur bëhet fjalë për parimin e dyshtetësisë, për respektimin e të cilit u zotuan institucionet përgjegjëse të vendit.

“Serbët, sidomos në veri të Kosovës, nuk janë qytetarë me dyshtetësi. Ata nuk hyjnë në këtë kategori, sepse ata objektivisht e kanë vetëm një shtetësi - e kanë shtetësinë e Republikës së Serbisë”.

“Së këndejmi, këto zgjedhje, edhe pse po mbështeten nga disa qendra të fuqisë politike dhe nga OSBE-ja, nuk kanë kurrfarë baze legale”
, vlerësoi Matoshi.

Mazllum Baraliu, njohës i proceseve zgjedhore në Kosovë, ndërkaq, theksoi se situata aktuale po shfrytëzohet për përfitime të politikanëve në skenën e brendshme të Serbisë, ndërsa parimi i dyshtetësisë si mjet për realizimin e zgjedhjeve në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ua njeh këtë të drejtë dhe Kushtetuta do të duhej të realizohej. Në këtë rast, kur njerëzit, komunitetet dhe organet e caktuara kanë nevojë për të shfrytëzuar një nen, një artikull të Kushtetutës apo një dispozitë të saj, thirren në të për të shfrytëzuar ndonjë të drejtë”.
Pra, në bazë të Kushtetutës ata kanë të drejtë për dyshtetësi dhe u mundësohet të marrin pjesë në procesin elektoral analogjikisht me këtë.

“Kjo është situata në këtë rast. Pra, në bazë të Kushtetutës ata kanë të drejtë për dyshtetësi dhe u mundësohet të marrin pjesë në procesin elektoral analogjikisht me këtë”, tha Baraliu.

OSBE-ja, ndërkohë, bëri të ditur se do të veprojë në përputhje me rolin e saj dhe në përputhje me rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Misioni i OKB-së në vend, përmes një komunikate për media që lëshoi gjatë ditës, u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse dhe opinionit publik “të përforcojë bashkëpunimin e plotë me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe të sigurojë që ata, të cilët shfrytëzojnë të drejtën për të votuar ta bëjnë atë në kushte të sigurta”.
XS
SM
MD
LG