Ekspertët shëndetësore thonë se mënyra e të ushqyerit, si dhe orari i ushqimit, janë shumë me rëndësi për organizmin e njeriut. Por, sa kujdesen të rinjtë për shëndetin dhe si ushqehen ata?
Për rubrikën tonë të përjavshme, VOX, ne kemi intervistuar disa të rinj, lidhur me mënyrën e të ushqyerit. Disa prej tyre thonë se dinamika e jetës nuk u lejon që të ushqehen ashtu si duhet, derisa të tjerë thonë se kujdesen për ushqimin që ai të jetë sa më kualitativ.
Arif Muharremi, nga Prishtina, thotë se jeta dinamike nuk i lejon që ai të ushqehet ashtu siç do të kishte dëshirë. Por, ai gjithashtu thekson se, as tregu nuk ofron ushqime kualitative, për shkak se tregu ofron ushqime të rritura në mënyrë artificiale.
“Mundësia për t’u përkujdesur për veten është shumë e vogël, për shkak se jeta dinamike të kufizon shumë, dhe s’mund t’iu dedikohesh shujtave kualitative. Mundësia për të gjetur diçka të shëndetshme është shumë e vogël, sepse perimet që ofrohen ne treg, janë të rritura në mënyrë artificiale edhe mungon produkti vendor. Vikendeve ha ushqim kualitativ, sepse përgatit nëna”, tregon Arif Muharremi.
Blerina, 24-vjeçare, studente, thotë se ajo konsumon ushqim jocilësor dhe ka orar jo të rregullt:
“Ka një ndikim shumë të madh që ushqimi të jetë i rregullt, por pak i kushtojmë rëndësi”.
Alban Maxharaj s'i kushton rëndësi ushqimit. Ai thotë se obligimet ditore, nuk ia lejojnë që të ketë orar të rregullt të ushqimit:
“Nuk i kushtoj edhe shumë rëndësi. Nuk e kam ushqimin e rregullt, për shkak të obligimeve ditore, studimeve, punës”.
Edhe Mimoza thotë se nuk e ka ushqimin e rregullt dhe cilësor, ngase nuk i premton koha, për shkak të obligimeve ditore.
“Jo edhe aq se në punë nuk po kam kohë. Po ta kishim kohën e caktuar ushqim ,do të ishte shumë e rëndësishme, por varet tash edhe sa je e angazhuar gjatë ditës”, pohon Mimoza.
Ndërkaq, Armendi, 25 vjeç, student, thotë se mundohet të konsumojë ushqim sa më kualitativ, pavarësisht dinamikës së jetës:
“Ha ushqime të shëndetshme, pemë perime, edhe pse nuk kam kohë t’i kushtoj shumë rëndësi ushqimit, por mundohem të ushqehem me pemë perime, sallata ndonjë shujtë”.
Por, Rrahim Rexhepi, mendon se mënyra e të ushqyerit përpos jetës dinamike, varet edhe nga kushtet socio-ekonomike. Ai thotë se mundohet të ushqehet në mënyrën më të mirë të mundshme, por kushtet nuk ia lejojnë ashtu siç ai do të kishte dëshirë.
“Edhe pse është shumë e rëndësishëm mënyra e të ushqyerit, varet pak edhe nga kushtet ekonomike, duke e marrë parasysh që gjendja socio-ekonomike është shumë e ndjeshme në Kosovë, andaj edhe jemi të kufizuar. Unë personalisht mundohem të ushqehem mirë, por varet nga shumë faktorë. Ushqimin e shpejtë nuk e preferoj, por më shumë parapëlqej ushqimin familjar”, tregon Rrahim Rexhepi.
Ka nga ata që mundësinë për t’u ushqyer shëndetshëm e kanë edhe kur janë në punë. Një prej tyre është Fitim Osmani. Ai thotë se ushqehet mirë, pasi që konsideron se shëndeti është mbi të gjitha, por edhe për faktin se Fitimi punon në njërin nga restorantet e qytetit, andaj mundësia për t’u ushqyer mirë është e madhe.
“Meqë punoj në restorant, unë personalisht i kushtoj shumë rëndësi ushqimit, sepse shëndeti është mbi të gjitha. Unë konsumoj perime pemë, sidomos gjatë stinës së verës. shqimin e shpejtë nuk e preferoj dhe mendoj se nuk është i shëndetshëm”, thekson Fitimi.
Nazif Gashi, taksist, thotë se puna që ai bën, është shumë e vështirë, andaj asnjëherë nuk ushqehet me ushqime të shpejta. Sa herë që i duhet të hajë jashtë shtëpisë, ai shkon në gjellëtore për të ngrënë gjellë.
“Unë ha gjellë, çorba; ushqimet e shpejta si qebapë apo hamburger nuk i preferoj. Nuk kam kohë pasi që punoj, por hyj edhe nëpër gjellëtore dhe ha gjellë të ndryshme”, tregon Nafizi, taksist.
Sidoqoftë, ekspertët shëndetësore tashmë kanë deklaruar se edhe aktiviteti fizike janë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, derisa mënyra e të ushqyerit, si dhe orari i ushqimit janë të domosdoshme për një jetë të shëndoshë.