Ndërlidhjet

Diaspora dhe projektet kapitale


Ilustrim
Ilustrim
Paratë e dërguara nga diaspora, janë burimi më i rëndësishëm i jashtëm i financimit të ekonomisë dhe popullit të Kosovës, thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Ata thonë se autoritetet kompetente duhet të krijojnë politika dhe ambient të përshtatshëm, që mërgimtarët të investojnë në projekte kapitale, dhe jo dërgesat e tyre të shfrytëzohen vetëm për konsum.

Muhamet Sadiku, profesor në Universitetin e Prishtinës, thekson se mërgata kosovare ka dhënë një kontribut të madh dekadave të fundit, duke shtuar se tashmë është koha që këto dërgesa të fokusohen në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Diasporën gjithnjë duhet ta shikojmë si pjesë të investitorëve të jashtëm, duke ditur se raportet e diasporës me Kosovën, një kohë të gjatë ishin raporte të solidaritetit, prandaj kemi nevojë që këto raporte të vihen në binarë të ekonomisë se tregut”, thotë Sadiku.

Ndryshe, Ministria e Diasporës, që nga themelimi i saj, vazhdimisht ka inkurajuar mërgimtarët që të investojnë në Kosovë.


Xhevdet Sfarça, këshilltar në këtë ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të krijojnë një ambient të përshtatshëm, për tërheqjen e investimeve të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit.

Kjo është çështje kurciale edhe për vetë mërgimtarët që derdhin mjetet e tyre në atdhe, duke hapur edhe vende të reja të punës. Kjo gjë, gjithashtu, do të ndihmonte që ata vetë mos t'i dërgojnë mjetet e tyre siç i dërgojnë çdo vit remitancat në Kosovë”.

Por, në forma të ndryshme të investojnë në Kosovë, të dërgojnë mjete, dhe pastaj të sjellin të ardhura për anëtarët e familjes, kështu që edhe ata nuk kanë barrë një shumë mujore, të cilën ata po supozoj se mund të dërgojnë në Kosovë”, shprehet Sfarça.

Ai thotë se për këtë çështje janë takuar me shoqata dhe përfaqësues të asociacioneve ekonomike në vendet perëndimore, për të kuptuar se cilat, sipas tyre, janë barrierat që pengojnë mërgimtarët të investojnë në Kosovë.
Ne gjithmonë i inkurajojmë pjesëtarët e diasporës që të kenë projekte konkrete...

Ne gjithmonë i inkurajojmë pjesëtarët e diasporës që të kenë projekte konkrete, sepse edhe neve na thonë se është vështirë të investohet në Kosovë. Mirëpo, ne, Qeveria e Kosovës, institucionet relevante të saj, kërkojmë projekte konkrete se çfarë ata duhet të investojnë dhe pastaj shikohen mundësitë e lehtësimeve të investimeve këtu”, bën të ditur Sfarça.

Por, Muhamet Sadiku, thotë se ekzekutivi duhet të eliminojë procedurat burokratike administrative, dhe të ndërtojë një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik dhe politik në vend.

E tërë kjo duhet të ndërlidhet më atë që duhet bëhet edhe për investitorët tjerë. Kërkohet forcimi i shtetit ligjor, luftimi i korrupsionit, dhe nëse të gjitha këto shndërrohen në politika dhe strategji, atëherë edhe diaspora do të përfshihet më guximshëm në investimet e jashtme në Kosovë”, thekson Sadiku.

Sidoqoftë, emigrantët kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, vazhdimisht kanë dërguar remitenca në Kosovë, dhe njëherësh këto dërgesa kanë luajtur rol të madh të ekonominë dhe zbutjen e varfërisë në vend.

Sipas një raporti të disa organizatave ndërkombëtare, thuhet se 20 për qind e familjeve kosovare pranojnë remitenca.

Por, deri më tani, nuk ka ndonjë raport se sa për qind e mërgimtarëve investojnë në projekte kapitele, e që rrjedhimisht mund të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG