Ndërlidhjet

Kosovë-Serbi: Armiqësitë dhe hendeku


Pjesëtarë të grupit nacionalist serb "Nashi", foto nga arkivi
Pjesëtarë të grupit nacionalist serb "Nashi", foto nga arkivi

Askush nuk thotë se ndërtimi i urave është i lehtë. Në veçanti, kur humnera që përpiqeni ta kaloni shtrihet mes Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë më 2008.

Grupi i ri nacionalist serb "Nashi" ka premtuar se do të protestojë kundër hapjes së një ekspozite arti të të rinjve dhe një konference më 26 prill, për shkak se grupi kosovar i quajtur Kosovo 2.0 planifikon të marrë pjesë.

Polemika u ngjall pas ekspozitës së përbashkët të fotografëve të Kosovës dhe Serbisë, pjesërisht e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

Entuziazmi për këtë ngjarje u shua, sepse asnjë prej fotografëve kosovarë nuk mori pjesë, nga frika se ata do të përballen me ngacmimet në Serbi.

Millana Sredojeviq është presidente e klubit Alpbach në Beograd hde organizatore e ekspozitës së fotografive.

Si një grup i të rinjve, ne dëshironim të dëshmojmë se bashkëpunimi është i mundshëm. Fatkeqësisht grupi i fotografëve nga Prishtina nuk është me ne sot, sepse ishin të frikësuar se mos arrestohen nga policia e Serbisë, sepse ngjarje të tilla kanë ndodhur së fundi".

"Kjo është dëshmi se sa e madhe është frika. Dëshira jonë është që të ndryshojmë këtë. Ne dëshirojmë që të ndërtojmë besimin te të gjithë njerëzit në këtë rajon dhe kjo është mënyra se si të bëhemi pjesë e Evropës
”, tha Sredojeviq.

Ky vizion harmonizues, duket se do të marrë shumë kohë për t’u jetësuar në të ardhmen.

Jeton Neziraj është shkrimtar shqiptar i Kosovës dhe jeton në Prishtinë.

Ai shkruan një kolumne të quajtur “letra nga një tradhtar”, në të cilën shpjegon se shumë e shohin atë si tradhtar për shkak se po bashkëpunon me “armikun”.

Neziraj thotë se armiqësitë e vjetra që çuan në luftë dhe ndarje, ndjehen fuqishëm edhe sot.

Absurdet e pasluftës janë ekzistuese. Derisa mendon se mjaft është mjaft, dhe ne (shqiptarët dhe serbët) mund të bashkëpunojmë si qenie njerëzore, shfaqen disa grupe, dhe duket se janë më të fuqishëm sesa ne".

"Por, janë disa shenja se klima po përmirësohet në Kosovë dhe njerëzit po mësojnë nga e kaluara. Ne i dimë stereotipet e Serbisë në Kosovë ose ato të Kosovës në Serbi. Detyrë jona është që t’i ndryshojmë ato
”, thotë Neziraj.(a.i.)
XS
SM
MD
LG