Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, është shpallur fitues në votimet në pesë shtete amerikane për nominimin e kandidatit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor, për tu ballafaquar me presidentin Barak Obama.
Pas betejës së mundimshme disa muajshe për të mbizotëruar ndaj rivalëve, që u treguan jashtëzakonisht këmbëngulës, ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, praktikisht e ka siguruar nominimin e Partisë Republikna.
Pas fitoreve në Konektikat, Delaver, Nju Jork, Pensilvani dhe Rod Ajlend, që ishin votimet e para pas tërheqjes së rivalit kryesor, ish senatorit nga Pensilvania, Rik Santorum, Mit Romni foli para mbështetësve të tij në Nju Hempshir, shteti ku ai arriti fitoren e parë në garën republikane.
“Pas 43 votimeve paraprake, shumë ditë dhe jo pak netë të gjata, mund të them me besim dhe mirënjohje, se ju më keni dhënë nder të madh dhe përgjegjësi serioze. Së bashku me ju ne do të fitojmë me gjashtë nëntor”, u tha Mit Romni mbështetësve të tij në Nju Hempshir.
Tash Romni i ka 824 delegatë nga 1144 që i nevojiten që edhe zyrtarisht ta fitoj nominimin në Konventën Kombëtare Republikane, që mbahet në Tampa të Floridës.
Derisa Rik Santorum u tërhoq nga gara më 10 prill, në të ende mbeten edhe dy kandidatë të tjerë: ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, Njut Gingriç, dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol.
Por, të dy ata kanë mbetur shumë prapa. Në këtë kuadër, zoti Gingriç, që është nën presion republikan që të tërhiqet, tash për tash refuzon ta bëjë këtë, por ka thënë se “gjatë ditëve të ardhshme do të shohim se ku jemi realisht”. Kjo mund të nënkuptohet si një rivlerësim i pjesëmarrjes së tij të mëtejshme në garë.
Në këtë situatë, kur pothuajse është e sigurt fitorja e ish guvernatorit të Masaçusetsit, Mit Romni duket se e ka kthyer faqen dhe e ka filluar një fushatë kundër presidentit Bara Obama.
Në këtë kuadër ai theksoi:
“Sonte është fillimi i fushatës së re për unitetin e çdo amerikani, i cili e di në zemrën e vet se ne mund të bëjmë më tepër. Pak vite të fundit ishin ajo që Barak Obama mundi të bëjë më së miri, por kjo nuk është ajo më e mira që Amerika mund ta bëjë. Sonte është fillimi i fundit të pakënaqësisë me vitet e Obamës”, tha Mit Romni.
Presidenti Barak Obama në fjalimet e mbajtura në Karolinën Veriore dhe Kolorado, ka folur për arritjen e suksesit në ekonomi, e cila po shënon rritje të ngadalshme, por megjithatë po bëhet më e fuqishme.
Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rënie nga 9.1% në muajin gusht të vitit të kaluar, në 8.2% në mars të këtij viti.
Sipas hulumtimeve të opinionit, ekonomia do të jetë temë kryesore e fushatës për zgjedhjet presidenciale më 6 nëntor.
I pyetur në rrjetin NBC se a e njeh Mit Romnin, presidenti Obama tha:
“E kam takuar atë, por ne nuk jemi miq”, tha Barak Obama.