Ndërlidhjet

Koshtunica: "S'ka Serbi pa Kosovë"


Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, foto nga arkivi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, foto nga arkivi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka mbajtur të martën një tubim zgjedhor në veri të Mitrovicës, ku ka thënë se në zgjedhjet e 6 majit, para qytetarëve të Serbisë janë dy rrugë, ndërsa ata duhet të "zgjedhin rrugën e politikës neutrale."

Ai ka thënë se rruga se BE nuk ka alternativë është e gabueshme, ndërsa e drejta sipas tij është se ekziston diçka mbi BE-në, e kjo është Serbia.

“Dy rrugë janë,e ashtuquajtura evropiane, që nënkupton se çdo ditë, kush të dojë, mund të kryejë presione, e nënçmime nga Brukseli. Ndersa e dyta nënkupton qe Serbia të jetë e lirë, shtet sovran siç ka qenë gjithnjë në histori”, ka thënë Koshtunica.

Ai ka shtuar se "nuk ka Serbi pa Kosovën dhe se duhet bërë çdo gjë që serbët të ruajnë atë që u është lënë amanet nga të parët”.

Ndërkaq, zyrtari i kësaj partie për Mitrovicën, Marko Jakshiq, ka thënë se po që se vjen në pushtet partia e tij, atëherë do të prishen marrëveshjet e nënshkruara nga Borko Stefanoviq, Goran Bogdanoviq dhe Ivica Daçiq, duke aluduar në marrëveshjet e arritura me Prishtinën në bisedimet në Bruksel.

Nuk dihet nëse Koshtunica ka marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Ditë më parë në Mitrovicë ka qëndruar në tubim zgjehdor edhe politikani tjetër i Serbisë Tomisllav Nikoliq, nga Partia Përparimtare e Serbisë, për të cilin Policia e Kosovës tha se nuk ka kërkaur leje, dhe se për të hyrë në Kosovë mund t'i ketë shfrytëzuar rrugët alternative.

Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale më 6 maj.

Për zgjedhjet lokale, tashmë edhe vetë zyrtarët e Beogradit janë shprehur të gatshëm që të heqin dorë nga mbajtja në Kosovë, meqë për këtë nuk ka pajtim të mekanizmave ndërkombëtarë, por, jo edhe për ato parlamentare dhe presidenciale.

Ndërkohë, të martën kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se në bazë të parimit të dyshtetësisë, serbët kosovarë, që duan të votojnë në këto zgjedhje mund të ndihmohen nga OSBE-ja, e cila mund të organizojë pika mobile për të mundësuar një gjë të tillë, por, jo siç ka thënë ai, të hapen qendrat e votimit dhe në territorin e Kosovës.(a.i.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG