Ndërlidhjet

Deklarimi i Beogradit zyrtar


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se shteti serb nuk do të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Nuk duam që në asnjë mënyrë të shkelim Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe të vëmë në rrezik serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe, duke kujtuar përgjigjen negative edhe të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Ai nuk i ka quajtur të mira paralajmërimet, sipas të cilave, në komunat e veriut të Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale të Serbisë.

“Unë apeloj që të hiqet dorë nga organizimi i zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, sepse ekzistojnë mënyra të ndryshme që qeveritë lokale në veri të vazhdojnë të funksionojnë”, ka thënë Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG