Organizatat për të drejtat e njeriut në Prishtinë e Beograd i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë ndaj valës së arrestimeve që Serbia u ka bërë javëve të fundit kosovarëve që po kalonin në territorin e shtetit serb, ndërsa kërkuan që kjo çështje të futet si temë diskutimi në dialogun ndërmjet palëve.
Përfaqësues të këtyre organizatave thanë se me veprimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë po rrezikohet stabiliteti rajonal dhe po vihet në pikëpyetje parimi i sundimit të ligjit.
Kryetarja e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, tha për Radion Evropa e Lirë se, për shkak të pafuqisë së Prishtinës zyrtare, i takon misionit evropian për sundimin e ligjit që vepron në vend, ta nxisë zgjidhjen e çështjes së fletë-arresteve serbe ndaj kosovarëve.
“Mendoj se EULEX-i do të duhej të niste të merrej me këtë çështje dhe të kërkojë që në raundin e ardhshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të hapet për diskutim çështja e fletë-arresteve sekrete-pra, për të qartësuar se çfarë ka ndodhur me fletë-arrestet e lëshuara në kohën e Millosheviqit”, tha Kandiq.
Komenti i saj pason arrestimin e së shtunës të Mark Koshnjetit, i cili me dyshimet për pjesëmarrje në krime ndaj popullatës civile serbe më 1998, po mbahet në paraburgim nga autoritetet serbe. Me akuza të ngjashme në të njëjtin lokacion ishte arrestuar më 23 mars, Buri Talat, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilit po ashtu i ishte caktuar masa e paraburgimit.
Në burg mbetet edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Metalikë të Kosovës, Hasan Abazi, i cili ishte arrestuar në fund të muajit mars në pikën kufitare Dheu i Bardhë, bashkë me Adem Murselin-njëri nën dyshimet për “spiunazh” dhe tjetri për “tregti me drogë”.
Pak ditë pas arrestimit të Abazit dhe Murselit, afër pikës kufitare në Merdarë ishin arrestuar, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri-dy policë kosovarë, arrestimi i të cilëve sipas autoriteteve serbe, ishte bërë meqë ata “kanë qenë të armatosur dhe të uniformuar në territorin e Serbisë qendrore”.
Kandiq i quajti tërësisht politike arrestimet e fundit të kosovarëve duke thënë se nuk mund të flitet për masa proporcionale apo reciprocitet kur bëhet fjalë për drejtësinë. Ajo tha se mund të ekzistojë një sasi e madhe e fletë-arresteve, qoftë politike apo atyre që kanë të bëjnë me dyshimet për krime të luftës, por se nuk mund të dihet numri i saktë i tyre.
“Nuk ka të dhëna për paditë që mund të ekzistojnë dhe që janë lëshuar kundër disa njerëzve që nuk ishin arrestuar më parë nga Serbia”, theksoi Kandiq, duke shprehur dyshimin për mundësinë e ekzistimit të të paktën 2000 fletë-arresteve, pra, për të gjithë kosovarët që ishin ndaluar në burgjet serbe në kohën kur Serbinë po e udhëhiqte presidenti Sllobodan Millosheviq.
Shtrohet pyetja, se si mund të veprojë Prishtina zyrtare ndaj fletë-arresteve serbe të cilat, sipas paralajmërimeve të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, do të ekzekutohen ndaj “kujtdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë në periudhën e ardhshme”?
Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se e vetmja gjë që mund të bëjnë autoritetet kosovare është që t’u kërkojnë shtetasve të tyre ta shmangin udhëtimin për në territorin e Serbisë.
Kërkesat për presion ndaj Beogradit drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, sipas tij, janë të kota, meqë kjo e fundit nuk është e interesuar ta përkeqësojë situatën në prag të zgjedhjeve serbe të 6 majit.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk është e aftë, e as e interesuar që t’ia prishë Serbisë ‘tymin e duhanit’ para zgjedhjeve që mbahen tash dhe Serbia këtë po e shfrytëzon sidomos për përfitime politike”, vlerësoi Shala.
Derisa Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, kërkuan me zë të fuqishëm lirimin e të burgosurve kosovarë brenda javëve të shkuara, Brukseli zyrtar u bëri thirrje palëve që “...jo vetëm të jetësojnë përkushtimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, por edhe të respektojnë obligimet në aspektin e të drejtave të njeriut...”.
Një ndër marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ishte ajo për lirinë e lëvizjes.

Bashkësia ndërkombëtare nuk është e aftë, e as e interesuar që t’ia prishë Serbisë ‘tymin e duhanit’ para zgjedhjeve që mbahen tash...