Përkundër shtimit të thirrjeve të autoriteteve ndërkombëtare për rëndësinë e zhvillimit të një dialogu të veçantë për veriun e Kosovës, njohësit e rrethanave politike në vend e rajon shprehen kundër idesë që kjo çështje të ngrihet në nivel politik ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Ata thonë se jashtë opsioneve për zgjidhjen e këtij problemi duhet të mbetet ndarja e veriut apo krijimi i një statusi special për atë pjesë të Kosovës.
Hulumtuesi i lartë në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Shpend Kursani, tha se hapja e bisedimeve politike për veriun e Mitrovicës do të vëntë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.
“Në qoftë se flitet për ndonjë status të veçantë të veriut, atëherë është duke u biseduar për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës mund të ndryshojë edhe mënyra se si është krijuar edhe shteti i Kosovës”, vlerësoi ai.
Kursani u shpreh pesimist që bisedimet politike për veriun të ishin të frytshme për palën kosovare meqë kjo e fundi, sipas tij, nuk ka ndonjë vizion apo plan të vetin për zgjidhjen e kësaj çështje.
Në ndërkohë, sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, është i qartë qëllimi i Serbisë: krijimi i një Republika Srpska të dytë për pjesën veriore të Kosovës.
Biserko tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të nxjerr mësimet nga situata që ka krijuar në Bosnjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Daytonit, ndërsa zgjidhjen për veriun duhet t’ia përshtat rrethanave aktuale në rajon.
“Veriu i Kosovës do të duhej të zgjidhej në një kontekst tërësisht të ri - një kontekst rajonal me perspektivën që rajoni ka për integrim në Bashkimin Evropian. Pra, zgjidhja do të duhet t’i përgjigjet realiteteve të reja në rajon që janë shumë më ndryshe nga ato që kanë qenë më 1995 kur është nënshkruar Daytoni”, theksoi ajo për të shtuar se bisedimet eventuale politike për veriun do të duhej të kishin qëllim kryesor integrimin e asaj pjese.
Rrjedhimisht, tha Biserko, modeli më i mirë për zgjidhjen e çështjes së veriut të Mitrovicës mbetet plani i Ahtisaarit
Gjithçka përtej këtij plani, sipas Kursanit nga KIPRED, do të shkaktonte pasoja zinxhirore në rajonin e Ballkanit.
“Edhe pala ndërkombëtare që nxit bisedimet e tilla, edhe pala kosovare në veçanti duhet të ketë kujdes se çfarëdo ndryshimi i rrethanave juridike në veri, për shembull dhënie e ndonjë autonomie, paraqet ndryshim të Kushtetutës dhe një ndryshim i tillë i Kushtetutës mund të nxis edhe kërkesa të tjera-jo vetëm prej minoriteteve ose komuniteteve të tjera në Kosovë, por mund të nxis edhe kërkesa nga vet shqiptarët në Kosovë apo nga shqiptarët në jug të Serbisë, shqiptarët në Maqedoni dhe kështu me radhë”, tha Kursani.
Me gjithë përpjekjet e autoriteteve vendore e ndërkombëtare dhe pavarësisht hartimit të një varg strategjish të ndryshme, që nga paslufta nuk është ndryshuar status quo-ja në veri të Kosovës.
Veriu-si temë e veçantë, nuk ka figuruar në dialogun e deritashëm në mes të palës serbe e asaj kosovare të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Përfaqësues të këtij mekanizmi kanë thënë se për këtë temë duhet të bisedohet në kuadër të një procesi tjetër të dialogimit.
Ky proces thuhet se mund të nis pas krijimit të qeverisë së re të Serbisë në vjeshtën e këtij viti, kur Kosova planifikon ta përfundojë mbikëqyrjen e pavarësisë së saj.
Ata thonë se jashtë opsioneve për zgjidhjen e këtij problemi duhet të mbetet ndarja e veriut apo krijimi i një statusi special për atë pjesë të Kosovës.
Hulumtuesi i lartë në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Shpend Kursani, tha se hapja e bisedimeve politike për veriun e Mitrovicës do të vëntë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.
Në qoftë se flitet për ndonjë status të veçantë të veriut, atëherë është duke u biseduar për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës...
Kursani u shpreh pesimist që bisedimet politike për veriun të ishin të frytshme për palën kosovare meqë kjo e fundi, sipas tij, nuk ka ndonjë vizion apo plan të vetin për zgjidhjen e kësaj çështje.
Në ndërkohë, sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, është i qartë qëllimi i Serbisë: krijimi i një Republika Srpska të dytë për pjesën veriore të Kosovës.
Biserko tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të nxjerr mësimet nga situata që ka krijuar në Bosnjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Daytonit, ndërsa zgjidhjen për veriun duhet t’ia përshtat rrethanave aktuale në rajon.
“Veriu i Kosovës do të duhej të zgjidhej në një kontekst tërësisht të ri - një kontekst rajonal me perspektivën që rajoni ka për integrim në Bashkimin Evropian. Pra, zgjidhja do të duhet t’i përgjigjet realiteteve të reja në rajon që janë shumë më ndryshe nga ato që kanë qenë më 1995 kur është nënshkruar Daytoni”, theksoi ajo për të shtuar se bisedimet eventuale politike për veriun do të duhej të kishin qëllim kryesor integrimin e asaj pjese.
Veriu i Kosovës do të duhej të zgjidhej në një kontekst tërësisht të ri - një kontekst rajonal me perspektivën që rajoni ka për integrim në Bashkimin Evropian.