Ndërlidhjet

Feith: Institucionet ta forcojnë integrimin e komunitetit rom


Piter Feith
Piter Feith
“Kushtet e jetesës së komunitetit rom në Kosovë dhe sfidat e tyre të vazhdueshme për qasje në arsimin themelor dhe në kujdesin shëndetësor, janë ekstremisht të vështira”, tha Piet Feith, përfaqësues civil ndërkombëtar në Prishtinë.

Në këtë kuadër ai është shprehur se “beson se qeveria do të vazhdoj implementimin e masave të prekshme për forcimin e integrimit të romëve në Kosovë”.

Këto komente zoti Feith i bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, më 8 prill, njoftoi Zyra Civile Ndërkombëtare.

Ai, mëtutje, e ka inkurajuar qeverinë e Kosovës që të vazhdoj me përpjekjet për implementimin e Strategjisë së integrimit të komunitetit Rom, Egjiptas dhe Ashkali.

Piter Feith theksoi se një pilot projekt për implementimin e arsimit themelor mësimor për gjuhën, kulturën dhe historinë rome, dhe ndërtimi i shtëpive të reja për komunitetin rom është e arritur e madhe, por kërkohet progres edhe më i madh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG