Shteti i së drejtës nuk mund të ndërtohet me institucione, mbi përfaqësuesit e të cilëve rëndojnë akuzat për përfshirje në korrupsion, krim të organizuar dhe veprime të tjera ilegale, thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohësit e integrimeve evropiane në Prishtinë.
Ata theksojnë rëndësinë për reforma të thella që do të krijonin një ndarje reale të pushteteve me një gjyqësor të paanshëm e të pavarur nga politika.
Eksperti për integrime evropiane, Shenoll Muharremi, thotë se parakusht për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, është përmirësimi i problemeve të brendshme.
“Ne, nëse s’kemi një shtet funksional, atëherë nuk trajtohemi dhe nuk kemi kredibilitet si aktorë ndërkombëtarë, e as nuk mund të marrim pjesë e t’i përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mu për këtë është në vetë interesin tonë t’i ndërmarrim këto reforma”, thotë Muharremi.
Komenti i tij pason deklaratat e së premtes të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, i cili tha se “korrupsioni, në të gjitha format e tij, është bërë një prej kërcënimeve kryesore, me të cilat përballet shoqëria kosovare sot”.
Lidhur me këtë, Avni Zogiani, nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë se është i nevojshëm krijimi i një plani “të konservuar” nga çfarëdo ndikimi politik me qëllim reformimin e tërësishëm të të gjitha hallkave të sistemit të drejtësisë-me theks të veçantë te gjyqësori.
Ai e quajti të pakuptimtë krijimin e task-forcave apo këshillave të ndryshëm që janë formuar deri më tani për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Nuk mund të pritet të ndodhë një reformim thjesht vetëm me mbindërtimin e institucioneve siç po ndodh me krijimin e këshillave të ndryshëm, por duhet që këtë rol ta kapë në duart e veta organi më i lartë i vendit që është Kuvendi”, shprehet Zogiani.
Rëndësia që Kosova të zbatojë reforma në shumë segmente shtetërore ishte theksuar vazhdimisht edhe nga Bashkimi Evropian, mekanizëm në të cilin vendi synon të anëtarësohet në të ardhmen. Megjithëse janë deklaruar vazhdimisht për ekzistimin e angazhimeve në përmbushjen e kritereve evropiane, autoritetet kosovare ende përballen me kritika të mëdha nga BE-ja.
Muharremi thotë se reformat evropiane duhet të shfrytëzohen si model për të përmirësuar funksionimin e brendshëm të shtetit.
“Çështja është që deri tash, vazhdimisht për shumë vjet po përsëriten kërkesat për reforma të njëjta. Ne nuk bën më të humbasim kohë; duhet t’i themi ‘JO’ një Kosovë ku tolerohet korrupsioni- ‘JO’ një Kosovë ku ka krim të organizuar qoftë ekonomik dhe ‘JO’ një Kosovë ku tolerohet edhe ambienti jo i pastër, ku nuk ka kushte të mira dhe nuk ka mundësi të mira për qytetarët”, potencon Muharremi.
Në kuadër të përpjekjeve për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë, Bashkimi Evropian kishte angazhuar, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, një mision me detyrë monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e institucioneve kosovare në Polici, Dogana e Gjyqësi. Por, as prania ndërkombëtare, sipas Zogianit, nuk ka arritur ta përmbush obligimin e saj.
“Fatkeqësisht, nuk kanë ndihmuar ndërkombëtarët; pothuajse fare nuk kanë ofruar ndihmë në reformimin e gjyqësorit. Intervenimet e tyre kanë qenë tërësisht periferike; kryesisht janë përkufizuar në krijimin e ambienteve fizike të mira për gjyqtarët e prokurorët”, vlerëson Zogiani.
Kosova ka disa vjet që e ka shpallur “prioritet” luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Megjithëkëtë, kritikat që flasin për mungesë të angazhimit dhe rezultateve në këtë drejtim vazhdojnë të jenë në qendër të raporteve që organizatat dhe mekanizmat e ndryshëm vendorë e ndërkombëtare publikojnë për vendin.

Nuk mund të pritet të ndodhë një reformim thjesht vetëm me mbindërtimin e institucioneve siç po ndodh me krijimin e këshillave të ndryshëm...