Në Ditën Botërore të Ujit, qytetarët mendojnë se furnizimi me ujë në vend është në nivel jo të kënaqshëm. Reduktimet e ujit vazhdojnë në mbarë vendin.
Arlinda studente, 24-vjeçare, thotë se është lodhur nga mungesa e ujit tash e 12 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ajo jeton në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, dhe thotë se nga 4 orë në mesditë nuk kanë ujë, derisa në orën 22 të mbrëmjes e deri në orën 6 të mëngjesit, prapë u ndalet uji.
“Jemi lodhur nga kjo gjendje e papërmirësueshme. Ne asnjëherë nuk kemi qenë në kategorinë e lagjeve që nuk kanë reduktime. Natën, tash e 12 vjet, sa mbaj mend unë, nga ora 22 e deri në 6 të mëngjesit nuk ka ujë. Mendoj se kjo është një çështje prioritare, me të cilën do të duhej të merrej Qeveria, në mënyrë që t’u përmirësohet jeta elementare qytetarëve të Kosovës”, thotë Arlinda.
Edhe Nazlie Fazliu, amvise, që jeton në lagjen Kolovicë po ashtu në Prishtinë, pohon se sidomos gjatë stinës së verës, më shumë nuk kanë ujë, se sa që kanë. Mirëpo, ajo thotë se kanë bërë një zgjidhje me hapjen e disa puseve në lagje, ku edhe furnizohet e gjithë lagjja, porse ai ujë nuk pihet.
“Më e keqja është se nuk kemi orar të caktuar të reduktimeve. Ndodh që gjatë gjysmës së ditës nuk kemi ujë, e gjatë natës as që diskutohet, nuk kemi kurrë tash e sa vjet. Ne kemi hapur një pus në oborrin e shtëpisë, por ai ujë nuk është i pijshëm”, tregon Nazlia.
Por, Gjelosh Vataj, kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit Regjional Prishtina, thotë se nuk ka ujë të mjaftueshëm. Kjo si arsye e rritjes së popullatës në kryeqytet. Vataj thotë se ujësjellësi aktual është i planifikuar që t’i furnizojë 250 mijë banorë, ndërsa i furnizon 550 mijë banorë në 8 komuna, andaj edhe kjo është arsyeja pse ka reduktime.
“Tash për tash nuk ka ujë të mjaftueshëm. Pritet që në vitin 2016 të ketë ujë të mjaftueshëm, pas ndërtimit të fabrikës në Shkabaj, që pritet të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm”, thekson Vataj.
E, një problem tash e sa vjet i paevitueshëm në Kosovë, është humbja e ujit. Vataj thotë se nga furnizimi prej Ujësjellësit Rajonal Prishtina janë 50 për qind.
“Vjedhja nënkupton lidhjen ilegale në sistemin tonë, lidhjen jashtë ujëmatësit, si dhe keqpërdorimin e ujit. Ne po insistojmë që ta zvogëlojmë këtë përqindje, por lufta nuk është e lehtë”, thekson Vataj.
Kurse, në pyetjen tonë se pse reduktimet nuk ndodhin gjatë festave, Vataj shpjegon:
“Ne bëjmë menaxhimin e liqeneve, por gjatë festave i shpenzojmë më tepër sesa që ka kapacitete, por ne mendojmë që të kemi ujë për 12 muaj. Kapacitetet tona nuk mjaftojnë që t’i furnizojmë 24 orë me ujë".
Ndërkaq, rreth 50 për qind e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë e kanë burimin nga kualiteti i dobët i ujit, thonë zyrtarët shëndetësorë. Sipas tyre, 30 për qind e qytetarëve nuk janë të lidhur me ujësjellësin publik, pra, me ujin i cili është i kontrolluar në mënyrë ligjore.
Naser Bajraktari, drejtor i Departamentit të Ujërave në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, thotë se burimet ujore në Kosovë, janë të nivelit të pranueshëm, por që gjatë rrjedhjes, nga faktori njeri po pësojnë ndryshime në cilësinë e tyre.
“Duhet të ngrihet vetëdijesimi për mbrojtjen e ujit. Me një angazhim më të madh dhe me një përkushtim të popullatës do të kemi ujëra të nivelit të mjaftueshëm. Për të arritur deri te ky sukses, duhet të kemi edhe projekte konkrete. Ne jemi në pritje të një strategjie shtetërore, e që është zotëruar Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, por edhe tash, pas tre vjetësh nuk është realizuar. Ka zotime se sivjet do ta realizojmë këtë”, shprehet Bajraktari.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tashmë ka pohuar se çështja e kualitetit të ujit të pijes ka zënë vend edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, ku gjendja vlerësohet të mos jetë e kënaqshme, pavarësisht angazhimeve që janë bërë në këtë drejtim.
Por, zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), kanë deklaruar se deri tani, nuk ka pasur ndonjë shpërthim epidemik në Kosovë.
Sidoqoftë, Bashkësia Evropiane, në bashkëpunim me institucionet vendore, është duke kontribuar që deri në vitin 2020, të mos mbetet asnjë vendbanim në Kosovë pa u furnizuar me ujë higjenik për pije.