Ndërlidhjet

Dëshmia e X-it, e papranueshme


Fatmir Limaj, foto nga arkivi
Fatmir Limaj, foto nga arkivi
Trupi gjykues në rastin "Kleçka" ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, janë të papranueshme, ka njoftuar misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, në një komunikatë për opinion.

Deputeti Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka" .

"Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas. Gjykatësit kanë vlerësuar se prokuroria nuk i ka përmbushur disa standarde të caktuara procedurale, dhe për këtë arsye dëshmia e Agim Zogajt është e papranueshme", thuhet në komunikatë.

"Ekipeve të prokurorisë dhe të mbrojtjes u është kërkuar që t’i paraqesin deklaratat e tyre përfundimtare përpara se të nxiret aktgjykimi për këtë rast".

Ndërkohë, gjykatësi kryesues ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi, thuhet në komunikatë, ndërkaq bëhet e ditur se "mbrojtja dhe prokuroria do të kenë të drejtën e ankesës pasi të shpallet aktgjykimi". (v.t.)
XS
SM
MD
LG