Qeveritë e Izraelit dhe të Iranit mund ta urrejnë njëra – tjetrën, por disa shtetas izraelitë dhe iranianë, e kanë filluar një fushatë për t’i treguar botës se në nivelin njerëzor, ata kalojnë mirë.
Kjo fushatë ka filluar në rrjetin Facebook në Internet dhe ka për qëllim dërgimin e mesazhit se izraelitët nuk janë në favor të konfliktit ushtarak.
Roni Edri, projektues 41 vjeçar dhe partnerja e tij 36 vjeçare, Mishel Tamir, të dy shtetas izraelit, e kanë filluar një nismë në Facebook, duke i postuar fotografitë e tyre dhe të fëmijëve të tyre, me një mesazh të shkurtër: iranianë, ne ju duam juve, ne nuk duam ta bombardojmë vendin tuaj”.
Më tutje Edri ka shkruar: “për popullin e Iranit, për të gjithë baballarët, nënat, fëmijët, vëllezërit dhe motrat. Për tu bërë luftë ndërmjet nesh, së pari ne duhet të frikësohemi nga njëri-tjetri, ne duhet të urrejmë. Unë nuk frikësohem nga ju, unë nuk ju urrej. Unë as që ju njoh. Asnjë iranian kurrë nuk më ka bërë asgjë të keqe”.
Më tutje, ai është shprehur lidhur me diskutimet për luftë të mundshme ndërmjet Izraelit dhe Iranit, duke thënë se kur ndonjëherë e sheh ndonjë iranian në televizion, që flet për luftën, “jam i sigurt se ai nuk e përfaqëson gjithë popullin e Iranit” dhe “nëse ju e shihni dikë në televizionin e juaj, që flet për sulme me bomba kundër jush, të jeni të sigurt se ai nuk na përfaqëson të gjithë neve”.
Mishel Tamir i tha Radios Evropa e Lirë se pas pak kohe i kanë arritur përgjigje, që e kanë shtyrë të qajë.
“Në 24 orët e fundit, iranianët që jetojnë në Iran, kanë postuar fotografi, por ndonjëherë gjysmën e fytyrës, e ndonjëherë reflektimin e fytyrës së tyre nëpërmjet pasqyrave. Ata nuk dëshirojnë që të shihen... Ata janë përgjigjur: izraelitë, ne kurrë nuk do ta bombardojmë vendin tuaj, ne ju duam”, tha Mishel Tamir.
Shfrytëzuesit e Facebook-ut brenda në Iran frikësohen që çfarëdo kontakti i hapur me shtetin e Izraelit, mund të ketë për pasojë akuza për spiunim kundër Iranit.
Irani nuk e njeh Izraelin dhe shtetasit iranian e kanë të ndaluar që të udhëtojnë në Izrael.
Disa nga fotot e postuara në Internet nga iranianët, duket se janë nga ata që jetojnë jashtë vendit, e të cilët nuk frikësohen nga masat ndëshkuese.
Izraelitë të tjerë, po ashtu, i janë bashkuar fushatës, duke i paraqitur fotografitë e tyre dhe duke shkruar mesazhe të paqes ndërmjet dy vendeve.
Çifti izraelit, që e ka lansuar faqen në Facebook, të quajtur “Izraeli e don Iranin”, thotë se ata kanë marrë shumë mesazhe private nga iranianët, të cilët kanë kërkuar që emrat e tyre ose profilet, të mos bëhen publike.
Në iraniane ka shkruar se ajo dëshiron t’i siguroj izraelitët se iranianët dëshirojnë vetëm “paqe dhe mirësi në tokë”. Ajo, po ashtu ka shkruar se “ne e urrejmë luftën dhe vrasjen, ne të gjithë jemi pjesë e një trupi dhe ju dhemb kur e shihni njeriun duke vuajtur, meqë ai ose ajo është pjesë e shpirtit tonë”.
Mishel Tamir thotë se kjo faqe e ka larguar “murin” dhe tash populli nga të dy anët mund të komunikoj direkt dhe t’i anashkaloj politikanët.
Ajo thotë se mediat shoqërore i kanë forcuar njerëzit si ajo dhe u kanë lejuar atyre ta ngrisin zërin kundër “luftës, që askush nuk e do”.
Roni Edri thotë se shpreson se kjo nismë e tyre do të ketë ndikim në ata që marrin vendime politike.
“Është detyrë e jona si njerëz t’i ndryshojmë mendjet, të themi zëshëm se çka nuk duam. Për shumë vite ne jemi frikësuar për të folur, ndërsa ata thonë se lufta po vjen dhe se iranianët do të na bombardojnë dhe se izraelitët do të përgjigjen me sulme me bomba dhe çdokush është i frikësuar dhe pret dhe askush nuk thotë asgjë. Ne duhet të themi zëshëm: ne nuk e duam këtë luftë ndërmjet izraelitëve dhe iranianëve”, tha Roni Edri. (f. b.)