Personi, i cili të enjten pasdite sulmoi fizikisht kryeimamin e Kosovës, Sabri Bajgora, u vetëdorëzua të premten në stacionin policor të Prishtinës. Lajmin ia bëri të ditur Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili theksoi se pas konsultimeve me prokurorin e rastit, kryesi i aktit është liruar sërish.
“Pala, e cila ka sulmuar kryeimamin, Sabri Bajgora, sot në orët e pasdites është paraqitur në stacionin policor në rajonin e Prishtinës, dhe policia e ka kompletuar rastin në përgjithësi. Në konsultim me prokurorin, pala është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt”, njoftoi Kelani.
Sulmin ndaj tij, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, e cilësoi "të befasishëm dhe tinëzar".
Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi, një ditë më parë, se kryeimami Bajgora është sulmuar fizikisht nga Musli Verbani, imam në xhaminë e Kaçanikut.
Vetë Bajgora shprehu bindjen që akti të ketë ndodhur për shkaqe personale.
Sulmi i kryer nga Verbani, sipas kryeimamit të Kosovës, ka ardhur si reagim ndaj moszgjidhjes së tij si kryetar i Bashkësisë Islame në Kaçanik, për një mandat të tretë apo të katërt, gjë që thuhet se kërkon nënshtrimin e një procesi të filtrimit nga Bashkësia Islame dhe kalimin e procedurave të caktuara zgjedhore.
Kryeimami Bajgora tha se, përmes akteve të tilla, individë të caktuar po ndikojnë në prishjen e imazhit të Bashkësisë Islame.
“Me gojën plot mund të them se Bashkësia Islame ka një unitet të jashtëzakonshëm ndërmjet imamëve, por ja që dalin individë të caktuar që e prishin këtë imazh. Ndërkohë, shumica e imamëve të Kaçanikut e kanë dënuar aktin dhe janë kundër veprimeve që i ka kryer imami i apostrofuar”, u shpreh kryemami Bajgora.
Kryesia e Bashkësisë Islame mbajti, gjatë ditës, një takim disa-orësh i cili përfundoi me vendimin për suspendim të përkohshëm të imamit të Kaçanikut.
Drejtuesi i kësaj mbledhjeje, zëvendëskryetari i BIK-ut, Fahrush Rexhepi, shpjegoi:
“E kemi dënuar rastin, e kemi gjykuar si sulm ndaj autoritetit dhe ndaj institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Fillimisht, kemi marrë vendim për suspendim të përkohshëm nga puna deri në hetimin e mëtutjeshëm të rastit dhe inicimin e procedurës pranë Komisionit disiplinor sipas akteve dhe marrja e vendimit do të bëhet sipas akteve të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës”.
Ndaj sulmit kundër kryeimamit të vendit reagoi dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut duke rikujtuar se nuk është hera e parë që ndodhin incidente të natyrës së tillë.
“Nuk është hera e parë që individë të ndryshëm, brenda Bashkësisë Islame, mundohen ta zbehin besimin ndaj Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me akuza të bazuara në fakte të dyshimta, madje edhe me dhunë fizike”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Mirëpo, zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame, Rexhepi, tha se nuk mund të tërhiqet ndonjë paralele ndërmjet rasteve të ndryshme.
“Rastet nuk janë të ngjashme. Megjithatë, janë brengosëse, por nuk ka lidhje rasti me rast”, vlerësoi Rexhepi.