Ndërlidhjet

Rritja ekonomike 3.8% - Rrezikohen projektet kapitale?!


Ilustrim
Ilustrim
Rritja ekonomike gjatë këtij viti, nga parashikimet e mëhershme të Qeverisë së Kosovës, konsiderohet të jetë 1.2 për qind më e ulët.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se rritja ekonomike në Kosovë do të jetë vetëm 3.8 për qind, dhe jo 5 për qind, ashtu siç ka planifikuar ekzekutivi i vendit gjatë projeksionit të buxhetit 2012.

Njohës të rrethanave ekonomike, konsiderojnë se vlerësimi i FMN-së sa i përket rritjes ekonomike është profesional dhe real, pasi sipas tyre, parametrat makroekonomik të Qeverisë mbi këtë vlerë kanë qenë të fryra.

Haki Shatri, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se në bazë të zhvillimeve aktuale ekonomike në vend, vlera 3.8 për qind, edhe pse llogaritet e pamjaftueshme, është objektive.

Ai e quan objektive këtë shifër pasi, sipas tij, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar është i liruar nga momentet subjektive dhe ndikimet tjera.

Vlerësimet e ndryshme për rritje ekonomike në mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Qeverise vendore, obligojnë këtë të fundit të bëjnë ndryshime edhe në buxhetin e këtij viti, thotë Shatri.

Vetë pranimi i një dinamike prej 3.8 për qind nga ana e Qeverisë nënkupton se duhet adaptuar shifrat e projeksioneve makroekonomike, pra, edhe të hyrat buxhetore”.

Kjo ka efekte zinxhirore në ndryshimin e të hyrave buxhetore, dhe nëse do të mbajmë kufijtë e shpenzimeve, atëherë do të duhej të shohim të hyra shtesë buxhetore, të cilat do të plotësohen nga burimet alternative”, thekson Shatri.

Edhe profesori i ekonomisë Isa Tahiri, konsideron se Qeveria nuk i ka analizuar mirë faktorët makroekonomikë gjatë përgatitjes se buxhetit të këtij viti.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, ai thotë se do të rritet inflacioni, papunësia dhe varfëria e popullatës.

Derisa Qeveria nuk e arrin qëllimin për rritjen e punësimit, rritjen e numrit të fabrikave të cilat prodhojnë produkte dhe të cilat nuk eksportojnë mjete të gatshme financiare, dyshohet se gjithnjë do të shkojmë në uljen e përqindjes se ekonomisë së vendit”, thotë Tahiri.

Lidhur më këtë çështje, Haki Shatri thotë se Qeveria nuk i ka bërë publike detajet e marrëveshjes më FMN-në.

Por megjithatë, ai thotë se nga këto ndryshime rrezikohet realizimi i të gjitha projekteve kapitale të parapara në buxhetin e këtij viti.

Nëse Qeveria vendosë t’i mbajë kufijtë e shpenzimeve të përcaktuara me buxhet, atëherë do të duhej të parashohë të hyra shtesë. Të hyra shtesë ose nga huamarrja, ose nga ngarkesa e ndonjë kategorie tjetër e bizneseve, ose të qytetarëve”.

Nëse do të zvogëlojë shpenzimet (Qeveria), atëherë duhet të parashihet se ku do të zvogëlohen shpenzimet. Por, mundësia e vetme e zvogëlimit të kufijve të shpenzimeve është te shpenzimi i kategorisë se investimeve kapitale, sepse kategoritë e tjera, fondi i pagave, subvencioneve sociale, pensionet, shërbimet publike, është e pamundur të shpenzohen”, thekson Shatri.

Ndryshe, në prill të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin për Zhvillim Ekonomik për periudhën 2011- 2014, sipas të cilit planifikohet se ekonomia e vendit gjatë kësaj periudhe do të shënojë rritje deri në tetë për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG