Ndërlidhjet

Abuzimi nëpër shkolla


Kanabis, ilustrim...
Kanabis, ilustrim...
Fakti se nxënësit në shkolla përdorin substance narkotike, mbetet shqetësuese.

Këtë e thonë drejtues të qendrave rehabilituese nga drogat.

Por, Ministria e Arsimit nuk ka statistika të sakta se sa përdoren këto substanca nga fëmijët në shkolla.

Ragip Gjoshi, zyrtar për Informim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thotë se kjo është punë ekskluzive e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për këtë dukuri, nuk kemi të dhëna konkrete, për numër dhe shifra, sepse kjo është punë ekskluzive e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thotë Gjoshi.

Por, megjithatë, zoti Gjoshi pohon se kjo ministri nuk ka ndenjur duarkryq sa p përket luftimit të kësaj dukurie.

Ne nuk kemi ndenjur duarkryq, dhe në bashkëpunim si me shkolla, po ashtu edhe me organet e prindërve, ashtu siç është e precizuar edhe
me predispozita ligjore, pastaj me ministri tjera, jemi në kontakt për luftimin e kësaj dukurie
”, shpjegon ai.

E Safet Blakaj, drejtues i qendrës rehabilituese nga droga “Labirinti”, thotë se përdoruesit e substancave narkotike nga nëpër shkolla, janë gjithnjë në rritje.

Ajo që përdoret më së shumti është kanabisi, por kohëve të fundit kemi informacione që po keqpërdoren barnat, e që është karakteristike. Pra, psikofarmakët, barna këto, që përdoren për sëmundje psikiatrike”, thekson Blakaj.

Ai thotë se të rinjtë nuk e kanë vështirë t’i blejnë këto barna, pasi që, sipas tij, në Kosovë nuk ka ndonjë rregull për marrjen e barnave nga barnatoret.

Te ne nuk ka ndonjë rregull për marrjen e barnave nëpër barnatore, dhe qasja është shumë e lehtë, pra merren pa recetë. Gjithashtu “farma party” është bërë trend, ku nëpër ndeja i hedhin nëpër tavolina një grumbull barnash, dhe i përziejnë me alkool. Jemi duke e bërë një hulumtim që për dy muaj, ku do të dalim me statistika të sakta sa i përket kësaj çështjeje”, thekson ai.

Ndërkaq, Dukagjin Popovci, nga Qendra Kosovare për Arsim, thotë se nuk kanë ndonjë informacion sa i përket përdorimit të substancave
narkotike nëpër shkolla.

Qendra jonë nuk merret me këtë punë, për shkak se ne merremi më shumë me cilësi të arsimit, si dhe me disa aspekte tjera të punës në shkolla. Ne ftohemi për kushtet e arsimit, kushtet e punës, tekstet mësimore, por për punën e narkotikëve nuk jemi marrë asnjëherë”.

Sidoqoftë, Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, thotë se ky institucion ka pasur aktivitete të shumta, sa i përket sensibilizimit të kësaj çështjeje.

Sipas tij, rastet e raportuara në polici, të nxënësve që përdorin substanca narkotike, nuk janë të rralla.

Kemi pasur aktivitete për sensibilizimin e fëmijëve për pasojat që sjellë kjo dukuri. Kemi bashkëpunim edhe me drejtoritë e shkollave, dhe kur vërejnë këto dukuri, ata e raportojnë policinë. Raportime kemi për të rinjtë e moshave 17 vjeçare, por ka pasur raste kur është raportuar edhe për fëmijë nën këtë moshë, që përdorin substanca narkotike”, bën të ditur Sadriu.

Sidoqoftë, gjatë vitit 2011, kanë qenë gjithsej 391 raste që janë hapur nga drejtoria e trafikimit me narkotikë, janë arrestuar 547 persona, ndërsa persona të dyshuar kanë qenë 557. Janë kryer 186 operacione policore, dhe janë ngritur 256 kallëzime penale, bëjnë të ditur autoritetet e rendit.
XS
SM
MD
LG