Brenda një periudhe gati trevjeçare që nga “rifunksionalizimi i pjesshëm” i gjykatave në veri të Kosovës, gjykatësit e misionit evropian për sundimin e ligjit kanë zgjidhur gjithsej 48 raste.
Gjatë vitit 2011, misionarët evropianë kanë shpallur 17 aktgjykime, ndërsa në dy muajt e parë të këtij viti mësohet se janë shpallur dy aktgjykime të tjera.
Të dhënat për punën që gjykatësit evropianë e kanë bërë që kur nisën seancat e para gjyqësore më 2009- pas, një bllokade më se një vjetore si pasojë e protestave të dhunshme të serbëve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i dha Radios Evropa e Lirë zyra për informim e EULEX-it.
Në sirtarët e këtyre gjykatave vazhdojnë të mbesin, megjithatë, mijëra lëndë të pazgjidhura, ndërsa 16 persona thuhet se janë aktualisht në paraburgim dhe në pritje të gjykimit.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha se 11 lëndë janë në pritje, që të gjitha në kompetencë të gjykatësve të EULEX-it.
“Faktikisht ka mijëra lëndë në gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, mirëpo numri 11 është numri i lëndëve në pritje, lëndë që janë në kompetencë të gjykatave të EULEX-it”, bëri të ditur Krasniqi.
Me dinamikën e deritashme në zgjidhjen e rasteve dhe në mungesë të punonjësve vendorë, pjesëtarët e EULEX-it, të angazhuar në gjykatat në veri të vendit, e kanë të pamundur realizimin e misionit të tyre, vlerësoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci.
Ai tha se pasojat më të mëdha i bartin vet qytetarët e rajonit të Mitrovicës.
“Është një mision i pamundur për t’i zgjedhur të gjitha ato raste. Nuk janë vetëm rastet sensitive që janë të njerëzve që janë në paraburgim, por janë edhe shumë raste të tjera që prekin drejt për drejt të drejtat e njeriut të qytetarëve të asaj pjese. Ta marr një shembull të thjesht: mosrealizimi i një drejte të pronës apo mosrealizimi i një të drejte elementare-i një çështje statusore, një zgjidhje e martesës apo shumë çështje të tjera që janë në kompetencën e gjykatave”, u shpreh ai.
Autoritetet kosovare dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës patën bërë në dy-tri vitet e kaluara disa propozime për rikthimin e gjykatësve e prokurorëve kosovarë në objektet e gjykatave në veri me parakusht që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
Një kërkese të tillë i ishte përgjigjur negativisht Beogradi zyrtar duke vënë kushte të tjera për funksionalizimin e plotë të këtyre institucioneve.
Për shkak të bllokimit të kësaj çështjeje, zotëri Peci, tha se mund të flitet për një kaos juridik në pjesën veriore të vendit, ndërsa hodhi poshtë mundësinë që autoritetet kosovare të shkojnë përtej ofertës së tyre të deritashme.
“Nuk mund të bëjmë ndonjë lëshim më të madh se sa atë që e lejon kushtetuta sa i përket rifunksionalizimit të gjykatave dhe angazhimit të gjyqtarëve-e kam fjalën edhe për ata të minoritetit serb”, theksoi ai.
Përfaqësuesit e EULEX-it patën deklaruar vazhdimisht se zgjidhja e problemit për rikthimin e gjykatësve e prokurove vendorë në objektet e gjykatave në veri të Kosovës do të duhej të gjendej në mes të palës kosovare e asaj serbe.
Mirëpo, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë sinjal që kjo çështje të futet në kuadër të dialogut aktual ndërmjet Prishtinës e Beogradit.