Ndërlidhjet

Maqedoni: Politizimi i sistemit arsimor


Maqedoni...
Maqedoni...
Viteve të fundit, arsimi shqip në Maqedoni ballafaqohet me një varg problemesh, si me tekstet, hapësirat, programet dhe së fundi me emrat e shkollave, kanë konstatuar punonjësit e arsimit në konferencën “shkollat e para shqipe në trojet shqipre”, që është në programin e manifestimeve me rastin e ditës së mësuesit.

Baki Bakiu, profesor universitar në pension, kujton se hapja e shkollave të para shqipe në Maqedoni perceptohej si misioni më i shenjëtë, me ç’rast, edhe përkundër mungesës së kushteve, nuk mungonte angazhimi profesional në të gjitha aspektet.

Atëherë shkollat shqipe mund të thuhet se paraqisnin një rilindje të vërtetë për kombin shqiptar, në shumë fshatra u hapën shkolla, u pajisën me orendi si dhe dukshëm u përmirësua statusi i arsimtarëve”, thotë Bakiu.

Sipas Xheladin Muratit, pedagog, problem parësor për gjeneratat e reja paraqet fakti se të rinjtë gjithnjë e më shumë, pavarësisht kryerjes së arsimimit të lartë, ata nuk janë konkurrues në tregun e punës.

Mungon konkurrenca për arsye sa ka mungesë të vendeve të reja për punë. Vetëm sipas një statistike, nëse ka rreth 5 mijë ekonomistë të papunë, dhe nga ana tjetër ka 20 fakultete të ekonomisë, ky fakt flet qartë se kemi të mungesë të strategjisë kombëtare për arsim të lartë, nga ana tjetër askush nuk investon në krijimin e vendeve të reja të punës, restaurimin e objekteve ekonomike, që të mund të bëhet absorbimi i këtyre kuadrove profesionale të përgatitura për këtë lëmi".

"Unë kapa këtë segment të ekonomisë, por çështja nuk është aspak më e mirë me kuadrot në arsim, shkencë, teknologji, drejtësi, e të tjera
”, shprehet Xheladin Murati.

Ndërkaq Nuhi Dardhishta, kryetar i lidhjes së arsimtarëve shqiptarë, thotë se shkollat shqipe përballen me mungesën e kushteve elementare, dhe sipas tij, për avancimin e procesit arsimor nevojiten mjete të cilat do të korrespondojnë me investimet që bëhen edhe në shkollat maqedonase.

Presim në të ardhmen, përmes fondeve të ndryshme, të bëhen investime më të mëdha në arsim, si dhe të avancohet pozita e arsimtarëve. Sepse kuadri profesional është shumë i mirë, por ka mungesë kushtesh”, shprehet Dardhishta.

Ndryshe, pas bllokimit të iniciativës ngritur nga ana e komunës së Çairit për ndërrimin emrit të shkollave “Rajko Zhinzifov” në “Ismail Qemali”; “Cvetan Dimov” në “Hasan Prishtina”, “Nikolla Vapcarov” në “Imri Elezi”, dhe “Jane Sandanski” në “Jashar Bej Shkupi” nga ministri i arsimit Cedomir Kralev, me arsyetimin se nuk janë respektuar procedurat, kryetari i komunës Izet Mexhiti, tha se pa arsye politizohet e drejta ligjore e iniciativës së këshillit të arsimtarëve dhe prindërve të këtyre shkollave.

Unë dhe bashkëpunëtorët e mi në vazhdimësi kemi thënë se vendimi është sjellë duke u respektuar parimi i Badinterit, andaj ftoj ministrin e arsimit të nënshkruajë vendimin i cili është miratuar konform të gjitha procedurave të parapara në ligj”, thekson Mexhiti.

Ndërkohë, zëvendësministri i arsimit Safet Neziri, konsideron se në shkollat ku nxënësit shqiptarë janë shumicë, është e drejtë të riemërtohen konform rregullave ligjore.

Në komunën e Çairit në ato shkolla mësojnë mbi 95 për qind nxënës shqiptarë. Andaj, unë mendoj se secili faktor relevant institucional dhe politik, bartës i institucioneve të ndryshme, të vendosin konform dëshirës dhe vullnetit të këshillit të prindërve dhe nxënësve”, thotë Neziri.

Me rastin e ditës së mësuesit - 125 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, veteranët e arsimit, të martën i ka pritur edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG