Ndërlidhjet

Bruksel: Marrëveshje historike


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

Duke kujtuar atë që e ka cilësuar marrëveshje historike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sa i përket bashkëpunimit rajonal të të dyja palëve, Eshton ka vlerësuar kontributin e kryeministrit kosovar, për, siç ka thënë, vizionin dhe lidershipin e tij.

Kjo marrëveshje do të thotë se Kosova do të marrë pjesë dhe do të flasë vetë për veten e saj në më shumë se 35 forume të ndryshme rajonale. Kosova po ashtu do të jetë në gjendje të nënshkruajë vetë marrëveshje. UNMIK-u tashmë ka deklaruar se do t’i lërë këto të drejta për Kosovën”, ka thënë Eshton para gazetarëve në Bruksel.

Kryediplomatja evropiane ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne gjithmonë kemi thënë se qëllimi i dialogut është t’i sjellim palët më afër Bashkimit Evropian”, ka theksuar ajo, duke shfaqur shpresën për hapa të tjerë të Kosovës drejt BE-së.

Në marrëdhëniet tona, ne kemi nisur dialogun për vizat, kemi arritur marrëveshje tregtare, pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së... E di se të gjitha këto kërkojnë punë të madhe nga të dyja palët dhe vazhdim të bashkëpunimit. Ne s’kemi mbaruar ende”, ka thënë baronesha Eshton.

Marrëveshjet e arritura në raundin e fundit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë cilësuar sërish si momente historike edhe nga kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi.

Mendoj se këta hapa janë të vështirë për shkak të së kaluarës, por janë të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, në orët e pasdites, delegacioni i Kosovës, që udhëhiqej nga kryeministri Hashim Thaçi, është takuar edhe me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.

Pas takimit, komisionari Fyle ka thënë se nisja e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit të Bashkimit Evropian me Kosovën, është “një hap i rëndësishëm përpara i Kosovës, në raport me BE-në”.

Në njoftimin nga zyra e zotit Fyle, theksohet se nisma do të ofrojë një kornizë gjithëpërfshirëse, brenda së cilës “ne mund të diskutojmë me Kosovën për të gjitha çështjet e rëndësishme në rrugën drejt të ardhmes evropiane”.

Fyle, po ashtu, ka thënë se nga Qeveria e Kosovës pret “një agjendë afatgjatë për veriun e Kosovës”.

Në degacionin e Kosovës, pos kryeministrit Thaçi, gjendeshin edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Më 24 shkurt, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal. Pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale kishte shkaktuar ndërprerjen për disa kohë të dialogut, pasi Prishtina insistonte në përfaqësimin e saj si shtet, ndërsa Beogradi këmbëngulte në Rezolutën 12 44.

Palët u dakorduan për paraqitjen e Kosovës me fusnotën, e cila përfshin 12 44-shin e OKB-së dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG