Ndërlidhjet

Sezona e zgjedhjeve paraprake në SHBA


Zgjedhjet paraprake në SHBA
Zgjedhjet paraprake në SHBA

Amerikanët nuk do të votojnë për president deri më 6 nëntor, por sezoni i zgjedhjeve është tashmë në aktivitet të plotë dhe votat po shënohen se kush do të sfidojë presidentin Barak Obama nga Partia Republikane.

Presidenti amerikan është i kufizuar të shërbejë vetëm në dy mandate, me maksimumin tetë vjet në detyrë. Me që është në detyrë, ai patjetër që përsëri është i nominuar nga partia e tij.

Fushata parazgjedhore e Obamës filloi disa muaj më parë.


Si i zgjedh Partia Republikane të nominuarit e saj?


Prej janarit të hershëm deri në qershor, çdo shtet dhe territor mban një votë për kandidatët republikanë, për t’i nominuar si kandidatë nga partia e tyre.

Disa shtete, si Ajoua, mbajnë një komitet drejtues, i cili në thelb është një mbledhje partiake, ku debatojnë dhe vendosin për një kandidat. Shumica e shteteve mbajnë zgjedhjet paraprake, ku njerëzit përdorin fletëvotimet për të votuar për kandidatin e tyre të zgjedhur.

Gara shtet për shtet, i detyron kandidatët të udhëtojnë nga vendi në vend, vetëm për të biseduar me votues të rëndomtë, për të përçuar mesazhin e tyre politik.

Ka mbledhje masive nëpër stadiume, dhe po ashtu ka edhe mbledhje të vogla nëpër shtëpi të njerëzve. Kandidatët ndalojnë nëpër restorante lokale, për t’u përshëndetur me njerëz, për të bërë foto me ta, madje edhe të shkojnë të trokasin nëpër dyer të shtëpive për të kërkuar mbështetje.

Është një proces rraskapitës, që shumë shpejtë i eliminon të gjithë, përveç atyre që janë më të fortë. Në fillim të vitit ishin 11 kandidatë, (klikoni këtu për të parë listën) tash vetëm katër nga ta ende janë duke kandiduar.

Rezultati i votimit të çdo shtetit përcakton se sa delegatë shteti do të mbështesë një kandidat në kuvendin kombëtar të partisë, në këtë verë.

Nga 2 mijë e 61 delegatë, një kandidati i duhet të fitojë mbështetjen e 1 mijë e 144 prej tyre, për të siguruar emërimin nga partisë.

Të martën e ardhshme,më 6 mars, evenimenti i vitit zgjedhor i njohur si “Super e marta” ndodh, kur disa shtete në të njëjtën kohë mbajnë gara nominimi.
Këtë vit, dhjetë shtete do t’i numërojnë votat e tyre në atë ditë.


Pra, pas garës së shtetit të fundit, është një i nominuar nga partia?


Shpeshherë, por jo gjithmonë. Si demokratët, edhe republikanët mbajnë konventat e tyre presidenciale deri në fund të verës. Partia e Obamës do të takohet në Karolinën Veriore javën e parë të muajit shtator, dhe republikanët në Floridë, në javën e fundit të gushtit.

Këto konventa janë aty ku partia tubohet për kandidatin e saj për Shtëpinë e Bardhë. Konventa demokratike do të jetë një “ta duam Obamën” festival, ku vetë presidenti do ta japë fjalën përmbyllëse të natës.

Konventa republikane mund të ketë disa surpriza, në qoftë se nuk merren vesh për një kandidat të vetëm deri në atë kohë. Zakonisht, supozohet të jetë vetëm një kandidat, por konkurrenca e madhe këtë vit, mund të çojë deri te një “konventë e thyer”, në të cilën asnjë kandidat nuk ka mjaft delegatë për të fituar nominimin.

Përfundimisht, një person del me nominimin, por lufta brenda në parti është shume e madhe deri sa të bëhet kjo.


Sezoni i fushatës - mundimi i fundit


Në momentin kur secila parti publikisht e nominon kandidatin e saj, thuajse vetëm dy muaj mbesin para ditës së zgjedhjeve. Gjatë kësaj kohe, kandidatët i bien rreth e rrotull vendit, të takohen me votues dhe të mbajnë fjalime. Reklamat politike janë gjithandej në radio edhe televizione.

Po ashtu, mbahen edhe shumë debate të drejtpërdrejta në televizionet shtetërore, ku kandidatët përpallen me njëri tjetrin në skenë, dhe u përgjigjen pyetjeve nga të bëra nga moderatori.

Më në fund, në të martën e parë të nëntorit, amerikanët japin votën për president.


Pastaj e kemi një fitues?


Jo kaq shpejt. Presidenti amerikan nuk zgjidhet me votim popullor, por nga votat të ashtuquajturit Kolegjit Zgjedhor, që numërohen në ditën e Zgjedhjeve.

Kolegji Zgjedhor është i përbërë nga 538 individë (përzgjedhës). Kandidati për president duhet të ketë së paku 270 nga votat e tyre për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Çdo shtet ka një numër të përzgjedhësve. Është e njëjta gjë si numri i pjesëtarëve të Kongresit. Ky numër bazohet në numrin e popullsisë të një shteti.

Në Kaliforni, për shembull, popullsia është më e dendur, dhe kështu, ky shtet i ka 55 të përzgjedhur.

Në anën tjetër, Alaska ka shumë më pak banorë, kështu që ajo mund t’i dërgojë vetëm tre të përzgjedhur.

Dyzetetetë nga 50 shtetet e SHBA-ve përdorin metodën “fituesi i merr të gjitha”, për të shpërblyer votuesin e përzgjedhur. Kjo do të thotë se nëse një kandidat fiton më shumë se 50 për qind të votave të popullit, të gjitha votat e të përzgjedhurit shkojnë për atë kandidat.

Nëse Obama fiton 51 për qind të votave të popullit në Kaliforni, ai merr edhe 55 votat nga të përzgjedhurit e këtij vendi, që konsiderohet të jetë një shpërblim i madh.

Por, Kolegji Zgjedhor është mjaft kundërthënës sepse ai mund të ja japë Shtëpinë e Bardhë një kandidati që i ka humbur votat e popullit. Kjo ndodhi në vitin 2000, kur kandidati demokrat Albert Gore fitoi më së shumti vota individuale, por jo shumicën e votave nga Kolegji Zgjedhor.

Xhorxh Bush u shpall fitues, me 271 vota të të përzgjedhurve, ndërsa Gore mbeti me 266.

Më 20 janar të vitit 2012, Barak Obama ose do të përsërisë betimin e tij si president për të filluar mandatin e tij të dytë, ose dikush tjetër do ta bëjë betimin si presidenti i dyzetepestë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (g.k.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG