Ndërlidhjet

Rezoluta 1244 edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë


Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, ka bërë të ditur se “zgjedhjet lokale dhe republikane të shtetit serb do të nënshkruhen më 13 mars”.

Ajo ka thënë se zgjedhjet do të mbahen më 26 prill ose më 6 maj.

E pyetur nga gazetarët se “si do të votohet në Kosovë”, Gjukiq Dejanoviq ka thënë se “do të veprohet në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe në përputhje me Rezolutën 1244”.

Deri më tani, Serbia ka organizuar disa herë zgjedhjet e saj në Kosovë, por rezultati i tyre nuk është njohur si i ligjshëm as nga zyrtarët kosovarë, as nga ata ndërkombëtarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG