Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Gjukiq Dejanoviq, ka thënë se është keqintepretuar deklarata e saj për mos-shpalljen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.
Revista “Novi Magazin” ka cituar kryetaren e kuvendit serb të ketë thënë se me Rezolutën 1244 Serbia ka ndërmarrë obligime që e kufizojnë atë, por që duhet t’i respektojë, andaj edhe “nuk do të shpallen zgjedhjet në veri të Kosovës”.
Në një demant të publikuar në portalin e televizionit shtetëror të Serbisë, RTS, Gjukiq Dejanoviq pohon se “është e saktë se me Kushtetutë, Serbia ka për detyrë të shpallë zgjedhjet në gjithë territorin e Republikës, përkatësisht në të gjitha komunat dhe qytetet, ku janë përmbushur kushtet për një gjë të tillë dhe aty ku përbërjeve aktuale u skadon mandati katër-vjeçar”.