Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e mëdha të borës, si dhe temperaturave të ulëta, zyrtarë shëndetësorë kanë deklaruar se janë mobilizuar duke angazhuar të gjitha resurset profesionale, dhe resurset tjera, për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët në nevojë.
Avdullah Hoti, drejtor i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, ka thënë se gjatë këtyre ditëve të fundit, qendrat e mjekësisë familjare kanë funksionuar dhe vazhdojnë të operojnë me orar dhe kapacitet të plotë, ndërkohë që vështirësi po hasin në pjesët rurale.
“Qendrat e mjekësisë familjare funksionojnë me dy ndërrime të gjitha, prej orës 7 në mëngjes, deri në orën 20 në mbrëmje. Edhe ambulancat periferike, të gjitha funksionojnë, duke filluar nga Shkabaj, Llukar, Dabishevq, Koliq e të tjera”.
Derisa zyrtarë në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, vëmendje të shtuar u kanë kushtuar pacientëve kronikë.
Valbon Krasniqi, drejtor i drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, tha se në kuadër të QKMF-së funksionon edhe shërbimi shtëpiak, i cili gjatë këtyre ditëve u ka dalë në ndihmë personave në nevojë.
“Në këto ditë të vështira natyrore, drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, ka mobilizuar resurset e veta humane, dhe ne po arrijmë t’u ofrojmë ndihmë shëndetësore qytetarëve në nevojë”, u shpreh Krasniqi.
Ndërkaq, zoti Hoti shtoi se në qytet punojnë 3 qendra të mjekësisë familjare edhe gjatë ndërrimit të natës.
Sipas Hotit, vetëm në këto 3 qendra në 10 ditët e para të shkurtit, vetëm gjatë ndërrimit të natës, kanë pranuar 816 pacientë që kanë kërkuar shërbime shëndetësore, ndërkohë që numri i përgjithshëm i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore është rreth 3201 pacientë.
“Tri qendra të mjekësisë familjare funksionojnë edhe gjatë ndërrimit të natës. Deri tani, vetëm pesë vizita i kemi të regjistruara, që ekipet nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e ngjarjes”, tha Hoti.
Valbon Krasniqi pohoi se edhe përkundër pamundësive për t’i ofruar ndihmë disa nga pacientëve për shkak të rrugëve të pakalueshme, deri tani nuk ka pasur pasoja në njerëz.
“Deri më tani nuk kemi informata se ka pasur pasoja në njerëz si shkak i mungesës së ofrimit të shërbimeve shëndetësore, sepse ne kemi qendrën e mjekësisë urgjente dhe kemi edhe shërbimin shtëpiak që bën vizita në teren për të sëmurët kronikë”.
Një kujdes i veçantë u është kushtuar edhe personave në hemodializë.
“Ne kemi 18 pacientë me hemodializë që jetojnë jashtë Prishtinës, dhe ne kemi arritur që t’iu sigurojmë transportin e rregullt deri në qendrat e hemodializës dhe kthimin në shtëpi. Ndërkaq 6 pacientë i kemi vendosur në QKUK, me marrëveshje, deri sa të përmirësohen kushtet atmosferike”, sqaroi Krasniqi.
Sidoqoftë, zyrtarë të lartë shëndetësor kanë pohuar se ekipet mjekësore, edhe përkundër vështirësive natyrore, kanë arritur t’u dalin pacientëve në ndihmë, duke thënë se ka pasur raste që kanë ecur në këmbë edhe deri në 1000 metra për të arritur deri te pacientët.
Sipas tyre, vështirësi kanë hasur në lagjen e Vneshtave, pastaj në rrugën e Bledit, Kodrën e Trimave, si dhe në Mramur.