Derisa Qeveria e Kosovës nuk ka publikuar ende strategjinë gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës, të kërkuar kohë më parë nga Bashkimi Evropian, një ide “urgjente” për zgjidhjen e çështjes së veriut e prezantoi të mërkurën Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave.
Në analizën “Vizioni gjithëpërfshirës për veriun-mundësia e fundit” KIPRED propozon një plan të panegociueshëm, të bazuar vetëm në planin Ahtisari, e i cili thuhet se duhet të zbatohet brenda 15 muajve të ardhshëm.
Dokumenti parasheh që në periudhën e parë tremujore apo, siç thuhet, në fazën emergjente Bashkimi Evropian ta kushtëzojë Serbinë për mosmbajtjen e zgjedhjeve në veri, që autoritetet kosovare të themelojnë këshillat tranzicionalë për katër komunat në pjesën veriore, që atje të instalohet sundimi i ligjit pas zhbërjes së strukturave paralele dhe të krijohet një “Fond Special Zhvillimor”.
Hulumtuesi në KIPRED, Shpend Kursani, e quajti të pakuptueshëm insistimin e Prishtinës zyrtare për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur pa e integruar veriun e Kosovës.
Megjithatë, ai tha se i takon qeverisë ta ketë rolin udhëheqës në procesin e integrimit të pjesës veriore të vendit dhe se për këtë nevojitet urgjentisht një plan i zbatueshëm.
Me mungesën e një plani të tillë, sipas tij, nuk përjashtohet mundësia për një status special për veriun.
“Rolin udhëheqës këtu duhet ta marrë Qeveria e Kosovës e askush tjetër. Të tjerët do ta kryejnë mandatin e vet, pra EULEX-i, KFOR-i e të tjerët, por pa presion të qeverisë së Kosovës nuk do të zgjidhet. Mungesa e një plani konkret prej qeverisë së Kosovës e bën më të mundshme implementimin e planit të Tadiqit”, u shpreh Kursani.
Plani katër-pikësh i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, parasheh “sigurimin e një zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës, mbrojtjen e enklavave serbe në jug të Kosovës, ruajtjen e identiteti serb dhe trashëgimisë fetare në tërë Kosovën, si dhe të sigurimin e pronës private”.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ritheksoi kundërshtimin kategorik të Prishtinës zyrtare ndaj këtij plani duke thënë se ka kaluar koha kur Serbia ka bërë plane për Kosovën.
Pa dhënë detaje, Thaçi tha planet e Kosovës për çështje shtetërore do ta kenë për bazë kushtetutën e vendit dhe planin Ahtisari.
“Ne e kemi kushtetutën tonë, të cilën do ta respektojmë në përpikëri...Është humbje kohe të merremi me çdo deklarim të zyrtarëve të Beogradit për Kosovën. Ata mund të flasin dhe të shkruajnë çka të duan, por ato ide, ato pika, ato plane janë të padiskutueshme për ne dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ai në mbledhjen e radhës së ekzekutivit të vendit.
Në fund të vitit të kaluar përfaqësues të ekzekutivit kosovar kishin paralajmëruar që strategjia e re për veriun, në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian, të jetë e gatshme në muajin janar të këtij viti.
“Një tentativë seriozë” të pranisë ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës për të lëvizur nga status quo-ja në veri, sipas KIPRED-it, ka pasur në vitin 2010 përmes “Strategjisë për veriun e Kosovës”, por se projekti në fjalë ka dështuar për shkak të mungesës së ideve për zbatim.
Kursani shpjegoi:
“Qeveria, në fakt, gojarisht pat deklaruar që si plan e ka krijimin e komunës së Veriut të Mitrovicës. Por, ajo nuk mund ta zgjedh problemin pa i shqyrtuar detajisht mundësitë për krijimin e asaj komune të veriut”, tha ai.
Lidhur me këtë, KIPRED theksoi rëndësinë për përfundimin e misionit të UNMIK-ut në veri dhe përgatitjen e pjesës veriore për mbajtjen e zgjedhjeve atje-proces që thuhet se duhet të shkojë paralelisht me shuarjen e strukturave paralele serbe në atë pjesë.
Mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare për integrimin e veriut vlerësohet të jetë e domosdoshme për zbatimin e strategjive që kanë këtë qëllim.
Këtu mund ta lexoni raportin e plotë të hartuar nga KIPRED
Në analizën “Vizioni gjithëpërfshirës për veriun-mundësia e fundit” KIPRED propozon një plan të panegociueshëm, të bazuar vetëm në planin Ahtisari, e i cili thuhet se duhet të zbatohet brenda 15 muajve të ardhshëm.
Dokumenti parasheh që në periudhën e parë tremujore apo, siç thuhet, në fazën emergjente Bashkimi Evropian ta kushtëzojë Serbinë për mosmbajtjen e zgjedhjeve në veri, që autoritetet kosovare të themelojnë këshillat tranzicionalë për katër komunat në pjesën veriore, që atje të instalohet sundimi i ligjit pas zhbërjes së strukturave paralele dhe të krijohet një “Fond Special Zhvillimor”.
Hulumtuesi në KIPRED, Shpend Kursani, e quajti të pakuptueshëm insistimin e Prishtinës zyrtare për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur pa e integruar veriun e Kosovës.
Megjithatë, ai tha se i takon qeverisë ta ketë rolin udhëheqës në procesin e integrimit të pjesës veriore të vendit dhe se për këtë nevojitet urgjentisht një plan i zbatueshëm.
Me mungesën e një plani të tillë, sipas tij, nuk përjashtohet mundësia për një status special për veriun.
Rolin udhëheqës këtu duhet ta marrë Qeveria e Kosovës e askush tjetër.
“Rolin udhëheqës këtu duhet ta marrë Qeveria e Kosovës e askush tjetër. Të tjerët do ta kryejnë mandatin e vet, pra EULEX-i, KFOR-i e të tjerët, por pa presion të qeverisë së Kosovës nuk do të zgjidhet. Mungesa e një plani konkret prej qeverisë së Kosovës e bën më të mundshme implementimin e planit të Tadiqit”, u shpreh Kursani.
Plani katër-pikësh i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, parasheh “sigurimin e një zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës, mbrojtjen e enklavave serbe në jug të Kosovës, ruajtjen e identiteti serb dhe trashëgimisë fetare në tërë Kosovën, si dhe të sigurimin e pronës private”.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ritheksoi kundërshtimin kategorik të Prishtinës zyrtare ndaj këtij plani duke thënë se ka kaluar koha kur Serbia ka bërë plane për Kosovën.
Pa dhënë detaje, Thaçi tha planet e Kosovës për çështje shtetërore do ta kenë për bazë kushtetutën e vendit dhe planin Ahtisari.
Ne e kemi kushtetutën tonë, të cilën do ta respektojmë në përpikëri...Është humbje kohe të merremi me çdo deklarim të zyrtarëve të Beogradit për Kosovën.